Dyshohet që shkaktoi zjarre, arrestohet i moshuari nga Dibra.

9 GUSHT 2021

Ministria e Punëve të Brendshme së Maqedonisë së Veriut njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 18:30, policia e rajonit të Dibrës ka arrestuar 60-vjeçarin nga Dibra me iniciale B.M.

Nga MPB informojnë se patrulla e policisë dhe e zjarrfikësve si dhe policia e pyjeve kanë kapur personi në fjalë në zonën e vatrave të zjarrit në rajonin e Dibrës, gjegjësisht në fshatin Bomovë, transmeton Alsat.

Pas koordinimit me prokurorin publik, B.M. është mbajtur në stacion të policisë ndërsa kundër tij do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 227 të Kodit Penale.

Gazeta Shqip