Duket e pabesueshme, por në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë individë të llojit T-Rex!

Prill  2021

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet më parë në Amerikën Veriore. Sipas analizës së studiuesve, numri i përgjithshëm i  T.Rex arrin në 2.6 miliardë.

Përllogaritja është bërë duke marrë parasysh faktorë si madhësinë e diapazonit gjeografik, masën trupore, modelin e rritjes, moshën në pjekurinë seksuale, jetëgjatësinë, kohëzgjatjen e një brezi të vetëm dhe kohën totale përgjatë të cilës kjo specie ka ekzistuar para se të zhdukej përfundimisht 66 milionë vjet më parë.

Tiranosaurve Rex

Ata gjithashtu morën parasysh një doktrinë të quajtur Ligji i Damuthit, që e lidh popullatën me masën trupore: sa më e madhe të jetë kafsha, aq më pak individë janë.

  1. Dita