6 Maji 2925

Shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por mbreti e mbretëresha e Britanisë së Madhe nuk e kalojnë gjithë kohën sëbashku.

Së fundmi ata festuan në Itali 20-vjetorin e martesës ku nuk munguan fotot e ëmbla. E si mund të ishte ndryshe? Ata kanë një romancë që ka zgjatur më shumë se 5 dekada, edhe pse larg “syrit” të botës. Po a e dini se cili është komponenti që ata e konsiderojnë kyç në marrëdhënien e tyre të shëndetshme? Të jetojnë në shtëpi të ndryshme, të paktën një pjesë të kohës!

Edhe pse duket terësisht kundër rrymës për atë që cilësohet martesë e lumtur, burime thonë se ky është një vendim që ka funksionuar më së miri për ta. Shtëpitë në fjalë, Charles e Camilla i zotëronin që para se të kurorëzoheshin.

Mbreti Charles e shpenzon kohën e lirë në Highgrove House në Gloucestershire, në perëndim të Londrës.

Ndërsa Camilla shkon rregullisht në Ray Mill House në Wiltshire.

Charles e bleu rezidencën me 8 dhoma gjumi e stil gjeorgjian të vitit 1980, një vit para se të martohej me Dianën. Atij i pëlqejnë shumë kopshtet dhe kujdesi ndaj bimëve. Nga ana tjetër, Camilla shkon te shtëpia e saj në një zonë rurale me 6 dhoma gjumi, të cilën e ka blerë pas divorcit me Andrew Parker Bowles në 1995-ën. Çifti rrinë sëbashku, por çdo fundjavë zgjedhin të “arratisen” nga jeta mbretërore.

Por akoma më befasues është fakti se edhe në shtëpinë e përbashkët Clarence House në Londër, kanë dhoma gjumi të ndara. Edhe mbretëresha Elizabeth me Princin Philip duket se e kanë ndjekur këtë praktikë në 73 vjet martesë. Kjo është totalisht normale në klasën e lartë britanike!

/tvklan.al