Detaji befasues nga atentati në Elbasan/ Makina e vrasësve rezulton në pronësi të kompanisë së biznesmenit të ekzekutuar Mondi Mëhalla

1 Dhjetor 2025
Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e biznesmenit, Edmond Mëhalla në Elbasan. News24 mëson se makina e autorëve të dyshuar të krimit, ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit.
Mond Mëhalla, u ekzekutua një natë më parë në makinën e tij në Elbasan. Një prej autorëve ka qëlluar me pesë plumba biznesmenin, dy prej të cilve i ka marrë në kokë.
Autorët e dyshuar pas vrasjes u larguar në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Ndërsa këtë të hënë u gjet një makinë e djegur në fshatin Mirakë.
