20 Janar 2026

Avokatja Adriana Kalaja, ka reaguar në lidhje me vërtetimin e dënimit me burg të gjyqtares së Shkallës së Parë të GJKKO-së, Irena Gjoka, në Greqi, të njoftuar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Në postimin e saj në Facebook, Kalaja ka publikuar edhe shkresën e marrë nga Prokuroria e Përgjithshme që në shtator të 2025-ës, ku vërtetohet se dokumenti i dënimit të Irena Gjokës në Greqi është autentik.

‘Gjithmonë koha më ka dhënë të drejtë. Pse? Sepse, unë nuk bëj kompromis me faktet, të vërtetën dhe të drejtën. Plus, edhe i shkoj gjërave deri në fund’, shkruan Kalaja.

Kujtojmë se avokatja Adriana Kalaja brenda 1 viti, ka depozituar kallëzim penal ndaj Irena Gjokës, si në Prokurorinë e Përgjithshme, ashtu edhe në SPAK, si dhe i ka dërguar kërkesa KLGj-së, KPA-së, ILD-së dhe ONM-së.

Postimi i plotë:

Gjithmonë koha më ka dhënë të drejtë.

Pse?

Sepse, unë nuk bëj kompromis me faktet, të vërtetën dhe të drejtën.

Plus, edhe i shkoj gjërave deri në fund.

Për 12 muaj:

8 (tetë) kërkesa në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kallëzim Penal në SPAK.

Kërkesë në KLGJ.

Kërkesë në KPA.

Kërkesë pranë ILD.

Kërkesë pranë ONM.

Deri në fund.

Kush e ka rradhën?

Së shpejti…..