10 Dhjetor 2022

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, teksa ditën e sotme janë dëgjuar sirena alarmi.

Po ashtu, janë bllokuar rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviç

Raportohet se sirenat e alarmin janë dëgjuar në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë, ku janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë...

Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviç, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiç, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra. Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri. Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë.

Gazeta Shqip