Bylisi është një nga qytetet antike më të rëndësishëm të vendit, i themeluar në mesin e shek. IV p.e.s.
Shumë shpejtë Bylisi mori pamjen e një qyteti të madh dhe të zhvilluar për kohën. 

Ka disa kohë që togfjalëshi “Park (apo Parqe) Arkeologjike” po zë vend gjithnjë e më shumë në faqet e shtypit dhe rubrikat televizive.
Nja nga këto parqe, është edhe Parku Arkeologjik i Bylisit.

  
Qyteti Bylis
I vendosur në pllajën e një kodre pran fshatit të sotëm Hekal qyteti shtrihej në një sipërfaqe prej 30 ha e cila mbrohej nga një mur rrethues me gjatësi 2.2 km, gjerësi 3.5 m dhe lartësi 8-9 m i cili ende sot ruhet relativisht mirë.
Muri rrethues ishte pajisur me hyrje dhe kulla të shumta mbrojtëse.
Që në shek. III. p.e.s. qyteti pajiset me monumente të shumta dhe të rëndësishme të tilla si, teatri me kapacitet 7500 spektatorë i cili shërbente jo vetëm për shfaqje të ndryshme teatrale dhe muzikore për banorët e qytetit dhe zonave përqark tij por edhe si vend mbledhjesh ku merreshin vendime të rëndësishme për fatet e bashkësisë byline.
Krahas teatrit qyteti kishte stadiumin e vet, dy shëtitore, njëra prej të cilave dykatëshe, depozitën e ujit, prytaneonin, gjimnazin, altarë, banesa, rrugë etj.
Krahas këtyre monumenteve, qyteti kishte punishtet e veta të poçarisë, ndërtimit, skulpturës, metalpunuesit si dhe punishten e prerjes së monedhave të veta.

Zhvillimi në Bylis

Janë të shumta dëshmitë se kemi të bëjmë me një qytet të zhvilluar si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë kulturor.
Kjo është në vija të përgjithshme pamja e qytetit në epokën helenistike (shek. IV – shek. I p.e.s.).
Në dallim nga një pjesë e qyteteve që fillojnë rënien në epokën romake dhe atë të antikitetit të vonë Bylisi vazhdon të jetë një nga qytetet më të rëndësishme të Ilirisë së Jugut deri në shek. VI. e.s.
Në përshtatje me kushtet e reja qyteti paiset në këtë kohë memonumente të tilla si termet (banje publike) romake, pesë bazilika A, B, C, D, E (kisha paleokristiane), katedralja, pasi ishte qendra kryesore peshkopale për zonën pasi edhe peshkopi i fundit i Apolonisë u vendos në Bylis.


Koha e trazuar me dyndje të shumta barbarësh fillimisht dhe sllavësh më vonë i detyroi Bylinët të ndërtojnë një mur të ri mbrojtës i cili rrethonte 1/3 e sipërfaqes së qytetit, por që shërbente për strehim të popullsisë në rast rreziku pasi jashtë tij ishin ndërtuar dy bazilika, D dhe E si dhe banesa.
Braktisja e qytetit duket se ka ndodhur rreth vitit 586 e.s. pas gati 10 shekuj ekzistence.