Bushati nxjerr mashtrimet e Bashës: The do mbroj Teatrin dhe do godas Qendrat Tregtare! Fjete gjumë

17 DHJETOR 2021

Debati mes gazetarit Andi Bushati dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte plot akuza ndaj të dy palëve mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” në Top Channel.

Përveç se e akuzoi për lidhje me oligarkët, gazetari Bushati i tha Bashës së nuk bëri asgjë për të mbrojtur Teatrin apo për të goditur Qendrat Tregtare, siç kishte deklaruar.

Përballë akuzave të Bushatit, Basha nga ana e tij e akuzonte gazetarin se “ka mision të shkatërrojë PD-në”.

Bushati: Është bërë anekdotë kjo “mbi trupat tanë”

Basha: Jo, anekdotë e ke bërë ti

Bushati: Te Teatri, te Fatmir Xhafa, te rruga e Kombit

Basha: Kur unë isha te Teatri, ti pije ose flije gjumë

Bushati: Unë shquhem për gjumë, e dua gjumin në fakt, më pëlqen

Basha: Unë isha te Teatri atë natë dhe të nesërmen isha me sy të skuqur prapë te Teatri

Bushati: Dhe e mban mend deklaratën, që nëse shembin Teatrin do i kthehemi shtëpisë së Edi Ramës në Surrel dhe qendrave tregtare të oligarkëve. Gërvishte ndonjë qendër tregtare për të mbrojtur deklaratën dhe dinjitetin tënd?

Basha: Ti e bën këtë për të diskretituar një betejë në të cilën unë personalisht dhe PD është angazhuar me mish e me shpirt për dy vjet me radhë, kemi bërë dezhurn aty. Ti e ke kthyer mision të jetës tënde të shkatërrosh PD-në, por nuk do ia dalësh.

Bushati: Edhe sikur të dua nuk e bëj dot se e bëre ti.

Gazeta Shqip