30 Korrik 2026

Jola Hysaj dy ditë më parë është emëruar drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT).

Hysaj ka mbajtur detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike.

Ajo zëvendëson Zana Çelën, e cila drejtonte Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej 9 shkurtit 2023.

Ky është emërimi i radhës nga kryeministri Rama i personave me angazhim të mëparshëm në Partinë Demokratike.

Por Hysaj është edhe bashkëshortja e Leonard Kadrimi. Ky i fundit ish-zv.drejtor i Kadastrës së Durrësit është arrestuar për tjetërsimin e 448 mijë m2 tokë në Spitallë bashkë me Lirim Xhameta, Dashnor Taulla dhe Gjovalin Ndoci.

Nga Gazeta Dita