Banka Shqiptare: – Lufta rrezikon rritje të inflacionit

2 Prill 2026
Konflikti ushtarak në Lindjen e Mesme dhe intensifikimi i tensioneve gjeopolitike rrezikojnë të godasin negativisht ekonominë shqiptare.
Banka e Shqipërisë në raportin e politikës monetare për tremujorin e parë të vitit vë në dukje rrezikun teksa një goditje e tejzgjatur sipas raportit, mund të përkthehet në një rritje të inflacionit në muajt në vijim.
“Tensionet gjeopolitike kanë sjellë një realitet të ri për tregjet ndërkombëtare kanë implikime serioze nëse do përshkallëzohen apo zgjaten në kohë. Jemi përballë një goditje ofertë e ngjashme si në Ukrainë. Goditje që nëse do vazhdojë do ketë presion për rritje të çmimeve dhe frenimt të rritjes ekonomike”, tha Erald Themeli-drejtor i Departamentit të Politikës Monetare.

Një situatë e tillë e ndikimeve nga tregjet ndërkombëtare sipas Bankës së Shqipërisë do të analizohet për të marrë dhe një vendim në ndërhyrjen e politikës monetare.
“Politika monetare ndjekur ka patur ndikim pozitiv për ekonominë. Në 2025 u ndoq një politike me kah akomodues u realizua nëpërmjet vendimit të BSH për të ulur normën e interesit. Paralelisht banak ka qenë e -pranishme në tregun e brendshëm valutor që i ka shërbyer frenimit të mbiçmimit të kursit të këmbimit, por mbetet për tu parë sesi do të zhvillohet për muajt në vijim teksa takimi i radhës do të jetë në muajin maj”, u shpreh ai.
Raporti vë në dukje se inflacioni i çmimeve të konsumit ka vijuar të luhatet në nivele të ulëta gjatë muajve të fundit por nuk mungojnë as presionet e brendshme inflacioniste sipas institucionit qendror, të cilat vijojnë të ushqehen nga rritja e qëndrueshme e kërkesës për mallra e shërbime dhe nga rritja e pagave dhe e kostove të prodhimit,
Top Channel
