ARRESTIME PA NISUR ENDE PROTESTA! Policia tërheq zvarrë qytetarin para Kryministrisë, gruaja tenton t’i ndalojë efektivët

17 Korrik 2026
Një skenë e pazakontë ka ndodhur para godinës së Kryeministrisë, ku policia papritur ka tërhequr zvarrë një qytetar, i cili dyshohet se ishte protestues.
Ende nuk bëhet me dije arsyeja e shoqërimit nga blutë, por në videon e siguruar shihet edhe një grua, e cila mes ulërimave tenton të ndalojë arrestimin e qytetarit.
Sipas pamjeve, para zyrës së Kryeministrisë, pesë efektivë policie kanë tërhequr zvarrë qytetarin.
Ngjarja ka ndodhur pak para nisjes së protestës.
Ndërkohë, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku pritet të vijojnë me fjalimet dhe tubimin e tyre të përditshëm. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë përplasje të tjera.
