Arkeologët zbulojnë mumie me gjuhë të arta në Egjipt

Nga OraNews

5 Shkurt 2021

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar në një tempull funeral mumie antike me gjuhë të artë.

Ekipi i drejtuar nga Kathleen Martinez e Universitetit të Santo Domingos, duke gërmuar në “Taposiris Magna Temple”, në perëndim të Aleksandrisë, gjetën 16 boshte varrimi që datojnë nga epoka Greke dhe Romake.

Brenda boshteve u zbuluan disa “mumie në gjendje të dobët ruajtjeje”, sipas një postimi në Facebook nga Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit.

Arkeologët evidentuan “fletë ari në formën e një gjuhe që ishin vendosur në gojën e mumieve “.

Ata besojnë se ky ishte një ritual i veçantë për të siguruar që të vdekurit të mund të flisnin me Perëndinë Osiris në jetën e përtejme.

Më tej, Martinez veçoi dy nga mumiet si më të rëndësishmet midis gjetjeve. Njëri mban dekorime të praruara që tregojnë Osiris, perëndinë e jetës së përtejme, ndërsa tjetri mban një kurorë të zbukuruar me brirë dhe një gjarpër kobre në ballë.

Një gjetje tjetër e rëndësishme ishte një maskë funerale për një grua, sipas Dr. Khaled Abo El Hamd, drejtori i përgjithshëm i sektorit të Aleksandrisë në Ministrinë e Antikiteteve.

Ai gjithashtu ngriti lart tetë thekë të artë që përfaqësojnë gjethet e një kurore ari dhe tetë maska ​​mermeri që datojnë nga epoka Greke dhe Romake, të cilat “tregojnë mjeshtëri të lartë në skulpturë”.