6 Maji 225

Kemi faktuar deri më tani skema korruptive të qeverisë, ministrive e bashkive të ndryshme të vendit, afera të cilat tejkalojnë abuzimin 1. 2 miliardë euro. Pas skemave 5D, 5B, 5T, 5K sot do të ndalemi në në qarkun e Dibrës, ku skema është po e njëujtë, por ndryshojnë vetëm emrat dhe protagonistët, e mbase ndonjë fije lidhje milionëshe rezulkton edhe në skemat më famkeqe të denoncuara deri më tani. Do të jenë disa personazhe që taksat e qytetarëve i kalojnë në xhepat e tyre, por ne do ta nisim me kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, i cili tashmë kërkon që të sigurojë një karrige në Kuvendin e ri.

Jemi në Bashkinë Mat në Qarku e Dibrës, një qark me qytete që flenë mbi pasuri miliardëshe, por një nga qarqet më të varfëra në vend. Këto pasuri e komuniteti i kësaj zone, duket se janë parë nga pushteti më shumë për të vjedhur e shfrytëzuar se sa për tu ardhur në ndihmë për një jetesë më të mirë, duke u kthyer këto pasuri të falura nga zoti në të mira për ta.

Jo më kot investigimi i kësaj jave në focus do të ketë të quajturit agallarët rilindas të Dibrës. Mati, një prej Bashkive kryesore të këtij qarku prej vitit 2019, me zgjedhjet monopartiake menaxhohet nga Agron Malaj, një personazh i mbuluar me dritëhije e plot mistere për të kaluarën e tij.

Emri i tij u bë i njohur për publikun pas ngjarjeve tragjike të 21 Janarit 2011, kur 4 qytetarë u vranë teksa kryeministria sulmohej nga grupe të udhëhequra nga drejtuesit e Partisë Socialiste.

Agron Malaj atë ditë udhëhiqte grupin e gatshëm të Gardës, me detyrën si komandant grupi. Në vitin 2013, me ardhjen e Rilindjes në pushtet, Agron Malaj do të ishte një nga personat e parë që do të shpërblehej, ndaj dhe u tërhoq nga shërbimet e tij në gardë, ku ishte përfshirë që prej vitit 2007.

Në shkurt të vitit 2014, Malaj emërohet Drejtor Rajonal i Zonës Veri në OSHEE, dhe më pas në vitin 2019, me propozim e konfirmim direkt të Edi Ramës Agron Malajt do ti jepej Bashkia e Matit, në procesin monokratik të votimeve në 2019, një lëvizje kjo që ngriti edhe më shumë dyshimet për lidhjet e Edi Ramës me Agron Malajn.

As e shkuara problematike e Agron Malajt, nuk do ta pengonte Edi Ramën që në mesin e mandatit të dytë si kryebashkiak, ta merrte edhe më pranë, këtë herë si deputet nën siglën e Partisë Socialiste.

Pra njeriun që deri dje Edi Rama e akuzonte për 4 vrasjet në 21 janar, e gradon kryebashkiak e më pas e bën edhe deputet me votat e socialistëve.

Ndërsa niveli i kriminalitetit në Kuvend është shqetësim, Agron Malaj nëse do të arrijë të sigurojë mandatin, do të jetë një tjetër deputet, që do ti shtohet listës së parlamentarëve me precedent të rrezikshëm penal. Emisioni plug do të publikojë sot për herë të parë, vendimin e gjykatës në vitin 1999, ku Agron Malaj akuzohet për plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në atë kohë Agron Malaj pas një sherri në një lokal ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur dy persona, por çuditërisht në gjyq, u dënua me 10 muaj burgim vetëm për armëmbajtje pa leje. Në mënyrë të dyshimtë, akuza e plagosjes u pushua me argumentimin se të plagosurit janë tërhequr nga kërkesa për dënim.

VENDIMI I GJYKATES

Gjykata ne perfundim te gjykimit si mori provat e nevojshme, dëgjoi prokurorin i cili kerkoi deklarimin fajtor te te pandehurit Agron Malaj per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, denimin e tij me 10 muaj burgim, deklarimin fajtor te te pandehurit Elton Jaçi per vepren penale të mbajtjes pa leje te armeve luftarake e re, denimin e tij me 4 muaj burgim, pushimin e gjykimit tek te ceshtjes ne ngarkim te te pandehurve Agron Mala e Elton Jaçi per vepren penale te plagosjes se lehte me dashje ne bashkepunim. I pandehuri Agron Malaj pasi eshte takuar me Elton Jaçi i ka propozuar qe te shkonin per tu qethur tek lokali i mitarit Kastriot Kolës. Kur kane mberritur tek dera e lokalit kane pare që dilte i demtuari B. B me te cilin para disa ditesh ishin ngatërruar per problemin e marrjes dhe demtimit te nje motorciklete… Agroni dhe i demtuari kane shkembyer replika midis tyre duke shprehur pakenaqesi dhe indinjate tek i pandehuri Agron Malaj ne lidhje insistimin e te demtuarit per likjdimir ne leke te motorcikletes. Ngjarja menjehere ka evoluar ne grindje dhe i pandehuri Agron duke parë disa levizje te dyshimta te bera nga i demtuari ne nje distance rreth 2 m ka nxjerre pistoleten duke qelluar ne kembe te demtuarin. Si pasoje eshte plagosur ne brendesi te lokalit edhe deshmitari A.  i cili nuk ka paraqitur ankim….

Pasi edhe ekspertiza balistike dhe të gjitha provat tregojnë plagosjet e rënda, organi i akuzës i është drejtuar gjykatës me akuzën e plagosjes së lehtë me dashje, e në fund të gjykimit me justifikime të çuditshme, kjo akuzë, pushohet.

VENDIMI I GJYKATES

“Ne seance gjyqesore vete i demtuari B. B hoqi dore nga ankimimi në lidhje me plagosjen e lehte me dashje, gje qe e ka kerkuar me kerkesen e tij me shkrim te dates 3.6.1999. Në keto kushte ne gjykim nga organi i prokurorise ne baze te nenitt 284 te K.Pr.Penale’u kerkua pushimi i gjykimit te ceshtjes ndaj te pandehur Agron Malaj e Elton Daçi per vepren penale te plagosjes se lehte me dashje kryer ne bashkepunim…. Ne caktimin e llojit dhe te mases se denimit gjykata mban parasysh: Per te pandehurin Agron Malaj rrezikshmerine shoqerore te vepres, perhapjen e rrezikshmerine e personit, rolin e tij ne ngjarje, moshen e re, pendimin e thellë dhe gjendjen e tij shendetesore, ngritjen intelektuale, gjendjen familjare, normalizimin e marrdhenieve me te demtuarin dhe rrethana të tjera te marra…

Në këto kushte gjykata vendosi: Deklarimin fajtor te te pandehurit Agron Malaj per vepren penale të mbajtjes pa leje te armeve luftarake e ne baze te nenit 278/2 te K.Penal dënimin e tij me 10 muaj burgim.”

Sot Agron Malaj në formularin e Dekriminalizimit deklaron 2 dënime, njërin prej të cilëve e ndoqët. Por nuk do të ishte objekt i investigimit nëse në mes do të ishte vetëm figura, pas ka edhe më keq në radhët e rilindasve të sotëm. Por Agron Malaj, veç sa ndoqët rezulton të jetë i përfshirë edhe në skema të dyshuara si korruptive, e kjo bazuar në dokumentet zyrtare dhe transaksioneve të dyshimta nga kompanitë në emër të tij dhe familjarëve.

Në vitin 2007, ndonëse të punësuar në Gardën e Republikës, Agron Malaj dhe Artan Thomaraj themelojnë kompaninë Global Security shpk, me një kapital fillestar prej 50.000 eurosh. Në nëntor të vitit 2013, Agron Malaj ia dhuron aksionet e tij vëllait, Fatos Malaj. Kjo lëvizje duket të jetë vetëm në letër, pasi drejtimi real i kompanisë ka vijuar të mbetet në dorën e personave fillestarë të përfshirë në themelimin e saj.

Analiza e performancës financiare të Global Security tregon një rritje të pazakontë për një kompani të themeluar nga punonjës të shtetit:

-2010: Faturim 6 milion lekë, fitim 600.000 lekë.

-2011: Faturim 8.8 milion lekë, fitim 260.000 lekë.

-2012: Faturim 10.4 milion lekë, humbje 600.000 lekë.

-2013: Faturim 14.9 milion lekë, humbje 700.000 lekë.

Për këto vite, edhe pse kompania nuk paraqet ndonjë sukses të dukshëm financiar, në bilanc shfaqet një e dhënë interesante: ortakët i kanë dhënë kompanisë 19.6 milion lekë në formë huaje, pa ndonjë burim të qartë të këtyre fondeve. Kjo shumë është e pajustifikueshme për dikë që ka të ardhura të kufizuara nga paga e shtetit. Ekziston dyshimi i fortë se këto para mund të jenë të padeklaruara ose të kenë një burim të dyshimtë.

Pavarësisht vështirësive financiare në fillim, kompania nis një hov të çuditshëm në vitin 2014:

– 2014: Faturim 42 milion lekë, fitim 1.2 milion lekë.

– Huaja nga ortakët rritet në 210.000 euro – një shumë shumë herë më e madhe se çfarë mund të sigurohet ligjërisht nga persona që nuk kanë pasuri të deklaruar ose aktivitet paralel të njohur publikisht.

Në korrik të vitit 2015, Artan Thomaraj, një nga bashkëthemeluesit, i dhuron 50% të aksioneve Fatos Malajt, vëllait të Agron Malajt. Ky veprim është i pazakontë për disa arsye:

1) Kompania kishte filluar të shumëfishojë të ardhurat.

2) Thomaraj nuk kishte përfituar asnjëherë divident.

3) Ai kishte dhënë dhjetëra mijëra euro hua kompanisë – para të cilat gjithashtu nuk dihet nga janë siguruar.

Thomaraj jo vetëm që nuk përfiton financiarisht nga kjo kompani në rritje, por i dhuron pjesën e tij të aksioneve një personi tjetër, vëllait te bashkëthemeluesit. Ky gjest “zemërgjerë” ngre pikëpyetje serioze për marrëdhëniet reale pas kuintave dhe lidhjet e mundshme mes përfitimeve ekonomike dhe pushtetit publik.

Pas këtij akti, Artan Thomaraj është punësuar në shtet, dhe në vitin 2019, Agron Malaj e ka emëruar drejtor pranë Ujësjellës Kanalizime Mat, çka e lidh edhe më shumë këtë histori me një rrjet ndikimi dhe përfitimesh të ndërsjella në kurriz të qytetarëve.

Ndërkohë, kompania Global Security shpk vazhdon të rritet në mënyrë të habitshme:

– 2015: Faturim 77.9 milion lekë faturim dhe fitim 6 milion lekë.

– 2016: Faturim 150.3 milion lekë faturim dhe fitim 41.9 milion lekë.

– 2017: Faturim 389.5 milion lekë faturim dhe fitim 79 milion lekë.

– 2018: Faturim 630 milion lekë faturim dhe fitim 20.6 milion lekë.

Rritja eksponenciale e kompanisë brenda pak vitesh, pa ndonjë investim të madh, pa përvojë të dokumentuar në treg, dhe mbi të gjitha, me burime të mjegullta financimi ngre dyshime edhe më të mëdha, dhe të dhënat e përftuara gjatë investigimit, tregojnë suksesin e vërtetë.

Kompania e Agron Malajt rezulton e përfshirë në skemën e mashtrimit me TVSH me disa kompani anonime të cilat janë përfshirë dhe në skemën  e inceneratorëve. Sipas bilancit Global Security ka pranuar fatura për kompaninë Krist-Al Construction shpk. Janë minimalisht 340.000 euro fatura të lëshuara nga kjo kompani fiktive të cilat sigurisht nuk janë shlyer nga Agron Malaj pasi nuk kanë kryer asnjë shërbim, por janë përdorur për të rritur fiktivisht shpenzimet e Global Security për të justifikuar tenderat e majm dhe për të mos paguar taksat në shtet.

Pra pasurimi i Agron Malajt nëpërmjet kompanisë Global Security, është bërë ose nga mashtrimi me skemën e TVSH-së ose nga fakiri Aleksandër Gusho, i cili në të vërtet rezulton një person i varfër, e që jeton në kushte të mjerueshme, por që emir ju përdor për të ngritur skemën e mashtrimit me TVSH.

Sigurisht në vitin 2019 si Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ashtu dhe Prokuroria e Tiranës kanë mbyllur sytë jo vetëm për Inceneratorët por edhe për Kompaninë e Agron Malaj e cila të ardhurat kryesore i ka nga tenderat publik.

Në dhjetor të vitit 2018 Agron Malaj blen nga i vëllai Fatos Malaj 50% të aksioneve të kompanisë Global Security, aksione të cilat më parë ja kishte dhuruar. Aksionet blihen në vlerën 25.000 euro dhe pse kjo kompani kishte gjeneruar mbi 1. 5 milionë euro fitim duke përfshirë edhe vitin 2018. Transaksionet vijojnë, kur në nëntor të vitit 2019, aksione rishiten nga Agron Malaj te Fatos Malaj. Për të përftuar më shumë informacion për këtë transaksion, PLUG analizoi deklaratat e dorëzuara nga Agron Malaj në ILDKPI.

Në deklaratën fillestare përpara fillimit të detyrës, Malaj deklaron se ka blerë Aksionet nga I vellai në vlerën 25.000 euro për të cilat ka likuiduar 22.500 euro dhe ka ende borxh 2500 euro. Deklaron se ka blerën në Prill të vitit 2019 një apartament në rrugën e Elbasanit 156.43 m2 në vlerën 257.465 euro. Si dhe pagat që gruaja merr te kompania e tij Global Security.

Për këtë apartament ka likuiduar shumën 27.4 milionë lekë (të ardhura nga dividenti) dhe ka mbetur ende pa shlyer shumën 32.817 euro.

Në maj të vitit 2020 Agron Malaj depoziton deklaratën vjetore të vitit 2019 ku deklaron se ka rishitur aksionet të vëllait në vlerën 25.000 nga të cilat i është zbritur edhe borxhi që kishte pa shlyer për to në vlerën 2.500 euro dhe pret të marrë nga i vëllai vlerën 22.500.

Sa më sipër kuptohet fare qartë se me ardhjen në pushtet të Rilindjen Agron Malaj merr detyrën e rëndësishme të Drejtorit Rajona të OSHEE BURREL. Kompania e krijuar prej tij i kalon në pronësi me një akt dhurimi të vëllait dhe fillon të gllabërojë miliona euro tendera publik. Për të justifikuar blerjen e një shëtpie rreth 250.000 euro Agron bën një blerje fiktive të Aksioneve të kompanisë që ja kishte kaluar të vëllait si prestnome dhe direkt me Vendim të Asamblesë së Ortakëve shpërndahet divident në vlerën totale bruto 580.000 euro(50% i takon Agron Malaj) që më pas u përdorën nga Agron si burim i të ardhurave për blerjen e apartamentit.

Pasi menduan se kryen një akt ligjor për justifikimin e shtëpisë Agroni ja rishiti aksionet të vëllait.

Në deklaratën e vitit 2020 Agron Malaj merr kredi 13 milionë lekë për të blerë një ndërtesë private dhe truall në Farke në vlerën 100.000 euro.

Deklaron të ardhura nga paga e gruas në vlerën 1.200.000 lekë pranë Global Security dhe 480.000 lekë të ardhura nga biznesi i gruas Bar-Kafe.

Por nuk mbaron këtu. Agroni me të ardhurat nga dividenti blen dhe një njësi tregtare 87.28 m2 në Tiranë. Sipas deklaratës të depozituar në ILDKPI për vitin 2021 si prona deklarohen Apartament banimi në vlerën 257.462 euro dhe njësi tregtare në vlerën 170.000 euro për një vlerë totalë 427.462 euro. Të dyja të blera me të ardhurat e krijuara nga biznesi, që në atë kohë rezulton në transaksione me kompanitë fantazmë të hetuara nga Prokuroria për mashtrimin me TVSH.

Por jo vetëm kaq, edhe manovra e justifikimit të blerjeve të pasurive të paluajtshme është gjithashtu një gjurmë hetimi për mashtrim me deklarimin e pasurisë. Nga sa ka deklaruar vetë Agron Malaj, rezulton të ketë përfituar 100% të dividenit nga Kompania për një periudhë kur nuk ishte fare aksioner, por mbi të gjitha sipas strukturës së aksioneve ai duhet të përfitonte vetëm 50% të dividentit të shpërndarë. Në deklaratën e vitit 2021 nuk jepen të dhëna për pronën e blerë në Farkë, e madje nuk kuptohet nëse pronari real është Agron Malaj dhe jo Fatos Malaj.

Veç përfshirjes në skemën e mashtrimit me TVSH, kompania e Agron Malajt, suksesin e saj ja dedikon milionave të fondeve publike. Nga një analizë e bërë të ardhurave të saj, nga viti 2010 deri në vitin 2023, rezulton kjo kompani ka përfituar mbi 4 miliardë lekë apo 40 milionë euro nga tenderat, shumica e të cilëve pa garë e me flamur të kuq. Global Security shpk, shumicën e tenderave e ka përfituar nga institucione nën varësinë e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, apo Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Ujësjellës Kanalizimet Tiranë, institucioni kupolë e skemës 5D, përfshin edhe Agron Malajn në Të. Vetëm nga ky institucion kompania Global Security shpk ka përfituar 3. 6 miliardë lekë apo 36 milionë euro, dhe po ashtu nga Bashkia Tiranë ka përfituar tendera në vlerën 414 milionë lekë apo për ruajtjen e qytet studenti. Në total, vetëm nga marrëdhënia me drejtorët e 5D, përfitimi shkon plot 40 milionë euro.

Ndërkohë edhe 27 tendera të tjerë me vlerë 63 milion lekë janë përfituar nga Spitali Vlorë, Prokuroria Mat, Spitali Mat etj.

Sa pam më sipër institucioni që ka firmosur dhjetra e dhjetra miliona euro tendera për kompaninë e Agron Malaj ëshë Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Bashkia Tiranë.

Por kjo nuk është një lidhje rastësore pasi Fatos Malaj dhe drejtorët e UKT janë aksioner të hotelin luksoz në dhërmi LA BRISA.

Po si lidhet ABG Ndërtim me Global Security dhe Agron Malaj. Sipas të dhënave në Opendata.al ABG Ndërtim ka përfituar 2 tendera: në gusht të vitit 2023 nga Ujësjellës Kanalizime Dibër me vlerë 321 milionë lekë dhe nga Drejtoria Rajonale OSSH Burrel në tetor 2023 në vlerën 179 milionë. Të dyja këto tendera janë në zonën e Burrelit aty ku kryetar bashkie është Agron Malaj. Njërin e ka firmosur shoku/ortaku Artan Thomarai si drejtor i Ujësjellës Kanalizime Burrel kurse tenderi tjetër është firmosur nga vartësit e Agron Malaj, pasi e drejtori atë drejtori nga viti 2014 deri sa mori detyrën e Kryetarit të Bashkisë.

Pra rrjeta korruptive duket se është qepur që asnjë qindarkë nga tenderat të mos shpëtojë. Nga njëra anë kompania e Agron Malajt merr 40 milionë euro tendera nga Ujësjellës Kanalizimet Tiranë, e drejtuar nga Redi Molla e të tjerë, pjesë e skemës 5D, Ku dhe vetë Durim Mustafa pronar i ABG Ndërtim, firmos si Drejtor Drejtorie. Nga ana tjetër Durim Mustafa, Redi Molla etj me kompaninë ABG Ndërtim, marrin tendera në qarkun Dibër me firmë të Agron Malaj dhe bashkunëtorëve të tij. E në fund të gjitha palët me paratë e marra nga këto tendera, bëjnë biznes sëbashku me ndërtimin e hotelit luksoz LA BRISA.

Por zhvatja e këtij zyrtari nuk mbarojn këtu. Fatos Malaj ka themeluar dhe dy kompani te tjera A.R.M- ALBANIA dhe TRAJA&MADHESH.

A.R.M- ALBANIA shpk themelohet në vitin 2016 me ortak të vetëm shtetasin Fatos Malaj me objekt aktiviteti në fushën e ndërtimit. Sipas të dhënave që gjenden online Damian Gjiknuri ka firmosur 2 kontrata koncensionare me këtë kompani në të njëjtën datë, në 27.06.2018. Hec Traja dhe Hec Madhesh.

Ndërsa kalimi i fondeve nga xhepat e qytetarëve në xhepat e Agron Malajt kryhej në fshehtësi, grabitja e tokës dhe ujit nuk mund të fshihej.

Jo vetëm banorët e zonës që protestojnë se po u merret uji nga këto HEC-e të Agron Malajt dhe familjarëvë të tij, por edhe KLSH, ka gjetur shkelje të rënda në dhënien e këtyre licencave nga Damian Gjiknur, i cili në dosjen 184, rezulton se bëri tërmet elektoral në qarkun Dibër. E në fund të raportit KLSH rekomandon anulimin e dy lejeve.

Nga raporti përftojm dhe disa të dhëna të tjera të rëndësishme. VNM për këtë projekt në vitit 2020 është përgatitur nga kompania private Instituti Dekliada dikur në pronësi të Mehmet Hasalami e më pas në pronësi të familjarëve të tij sepse ka mbajtur deri para 1 viti detyrën e Drejtorit në Ministrine e Infrastrukturës, pikërisht aty ku miratoheshin këto kontrata koncensionare, por që do jetë objekt i një tjetër emisioni për numrin e madh të koncensioneve dhe tenderave të përfituar.

Në janar të vitit 2019 themelohet kompania TRAJA & MADHESH, me aksioner 80% Fatos Malaj dhe 20% Dorian Bardhaj.

Nuk dihet nëse ka ndryshuar projekti dhe tashmë nga dy hidrocentrale do kemi vetëm 1, por ajo që dihet me siguri është se banorët e njësis Administrative Ulëz kanë protestuar vazhdimisht për ujin I cili tashmë do të mungojë për vaditjen e tokave.

Njësia Administrative Ulëz është pjesë tjetër e investigimit tonë. Agron Malaj në krye të saj ka emëruar shtetasin Eldorin Shpani. Familjarin e shtetasve Nikolin dhe Ndue Shpani të cilët janë pronarët e kompanisë ULZA shpk. Këta shtetas sipas informacioneve që kanë mbledhur gazetarët tanë janë pjesë aktive e fushatës së Agron Malaj, nëse mendoni se kjo vjen si pasojë e punësimit të Eldorinit, gaboheni.

Agron Malaj për periudhën 2023-2025 i ka dhënë jo pak por rreth 2.4 milion euro tendera.

Nga OraNews