3 Shkurt 2023

Në shumë zona në Kili është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të vapës që ka shkaktuar zjarre.

Autoritetet thanë se nëntë persona u plagosën dhe rreth 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarret. Nga nëntë të plagosurit, tetë janë zjarrfikës, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive.

Gjithsej 178 zjarre ishin aktive ditën e premte.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në rajonet Niuble dhe Biobio , ndërsa zjarre të mëdha po digjen edhe në rajonet Maule dhe La Araucania.

Kili ka përjetuar një valë të nxehti ditët e fundit me temperatura që i afrohen 40ºC dhe autoritetet kanë frikë nga një përsëritje e katastrofës së vitit 2017. Më pas, një zjarr masiv pyjor vrau 11 persona, ndërsa shkatërroi më shumë se 1500 shtëpi dhe dogji më shumë se 4,6 milionë hektarë tokë.