Bajram Begaj diskuton zgjedhjet e reja me protestuesit, kryeministri në panik

18 Tetor 2026
Kreu i mazhorancës ka lëshuar mesazhet e para të tërheqjes nga arroganca tradicionale e tij, duke lëshuar ofertën për zgjedhje të parakohshme.. Presidenti i Republikës ka takuar dy grupe protestuesish dje dhe sot dhe u ka ofruar atyre zgjedhje të parakohshme. Pa dyshim që kjo ofertë ka ardhur nga Edi Rama sepse presidenti është thjesht portieri i Presidencës, pasi pronari real i saj është Edi Rama.
Ka qenë Kryetari i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj që ka komentuar lajmin se Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka pasur një takim me dy grupe protestuesish, ku mësohet se është diskutuar teza e zgjedhjeve të parakohshme, pas revoltës së të rinjve që ka nisur prej 5 ditësh.

Edi Rama
Sipas Shehajt, kjo është një zgjidhje që e ka ofruar Edi Rama. Kreu i Mundësia bën thirrje që pavarësisht kësaj, protesta duhet të vijojë sepse Rama duhet të largohet nga posti i kryeministrit pa vendosur kushte.
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Ndryshimi nuk ndalet. Protesta duhet të vazhdojë, Rama duhet te largohet pa kushte”, shprehet Shehaj. Dorëheqja e Ramës është kërkesa e vetme e studentëve dhe gjimnazistëve që janë ngritur në revoltë prej 5 ditësh në të gjithë vendin.
Deklarata e Shehajt:
Lajm bombë. Edi Rama ka ofruar zgjedhje të parakohshme. Sipas Neës 24, Presidenti i Republikës ka takuar dy grupe protestuesish dje dhe sot dhe u ka ofruar atyre zgjedhje të parakohshme. S’ka dyshim që kjo ofertë ka ardhur nga Edi Rama sepse presidenti është thjesht një vegël e Edi Ramës. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Ndryshimi nuk ndalet, prandaj duhet të vazhdojmë protestën, nesër, deri sa Edi Rama të iki pa kushte
