577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës sjell në qytet Albin Kurtin, Ziadin Selën e Nik Gjeloshajn, me flamuj kuqezi marshojnë para memorialit të Skënderbeut

2 mars 2021

577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës ka bërë bashkë kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela, Deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe Kryetarin e Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj.

Politikanët më të rëndësishëm të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut kanë marshuar nëpër qytetin e Lezhës, ku kanë zhvilluar edhe një tubim. Kurti, Zela, Kamberi e Gjeloshaj kanë zhvilluar edhe homazhe pranë memorialit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë.

Ndërkohë, në Lezhë Kurti ka dhënë dhe një mesazh. Ai është shprehur se vendi duhet të ndjek historinë brez pas brezi dhe se populli shqiptarë duhet të zgjedh përfaqësuesin e saj më të mirë dhe më të devotshëm.

“Duhet te ndjekim pishtarin qe është mbajtur përgjatë historisë nga brezi ne brez në mënyre qe populli shqiptar kudo qe është të faktorizohet të nxjerre përfaqësuesit e saj me te mire e më të devotshëm dhe në ketë mënyre krizën e shumëfishte që ka pllakosur ta zëvendesojë me çlirim me bashkim me zhvillim dhe përparim të gjithanshëm. Sot këtu tek flamuri kombëtar dhe tek beslidhja e Lezhës i përulemi me nderim dhe zotohemi për angazhim të përjetshem heroit tone kombëtarë Skenderbeut dhe të gjithë luftarëve shqiptarë në të gjitha epokat e kombit tone,”-ka thënë Kurti.

Gazeta Dita