Zyrtare, kuqezinjtë miqësore me Luksemburgun në mars
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja Shqiptare e futbollit do të zhvillojë një tjetër miqësore në muajin mars në kuadër të përgatitjes para Europianit.
Skuadra e drejtuar nga Xhani de Biazi do të luajë me 29 mars ndaj Luksemburgut në stadiumin "Josy Bathel", në orën 20.15.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht nnëpërmjet sajtit zyrtar të saj Federata Shqiptare e Futbollit.
Ndërsa më datë 26 mars, ajo do të zhvillojë miqësoren e parë të këtij viti, në stadiumin "Ernest Hapel" të Vienës, kundër Austrisë.
Tre ditë më pas kombëtarja do të luajë në Luksemburg. Ndërkaq, para pak ditëve, është konfirmuar zyrtarisht, edhe një miqësore që do të zhvillohet më 29 maj kundër Katarit.
Konfirmohet zyrtarisht, se po punohet edhe për organizimin e një miqësoreje tjetër përpara fillimit të finaleve, të Kampionatit Europian "Francë 2016".