e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani Tirana, nesër nis shitja e biletave, ja çmimet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani  Tirana, nesër nis shitja e biletave, ja çmimet

Biletat për derbin e shumë pritur mes Partizanit dhe Tiranës do të dalin ditën e nesërme në treg. Takim i cili do te luhet te premten ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa", ne oren 18:00. Klubi i Partizanit, si organizator i ndeshjes ka përcaktuar dhe publikuar sot ndarjen e stadiumit si dhe çmimet e biletave.partizani tiranaTifozët bardheblu do të vendosen në tribunat A, D1 dhe C ndërsa të kuqtë do të akomodohen në triubant B, D2, D3 dhe E.

Biletat dalin nesër ne shitje tek biletaria pranë stadiumit kombëtar "Qemal Stafa". Ndryshe nga ndeshjet e kaluara, biletat nuk do te shiten tek biletaria tek 9-kateshët.

Njoftimi i klubit/ çmimet

Biletat në Tribunat A dhe B do të jenë të diferencuara në 3 sektorë me çmimet respektive : 2.500 Lek , 2.000 Lek dhe 1.500 Lek

Biletat në Tribunën D1 , D2 , D3, C dhe E do të kushtojnë 600 Lek

Tifozeria e kuqe do të akomodohet në sektorët e Tribunave B, D2, D3 dhe E.
Tifozeria bardheblu do të ketë në dispozicion Tribunat A , D1 dhe C.

Ju bëjmë me dije se, për tifozerinë e kuqe, e cila do të akomodohet në sektorët e tribunave D2, D3 dhe E do të kenë mundësinë të sigurojnë biletën me çmimin 400 Lek.
Shuma e mbetur me vlerën 200 Lek do të sponsorizohet nga ana e Klubit kundrejt kompanisë që menaxhon biletat. Kjo nismë ndërmerret në kuadër të politikave të klubit për të mbështetur tifozerinë e kuqe e cila mbetet lojtari i 12-të në çdo ndeshje.

Biletat do të mund ti siguroni nga dita e martë duke filluar nga ora 9:00 pranë pikës të shitjes, në Stadiumin "Qemal Stafa".