Zyrtare: Zanetti i jep lamtumiren fushes, merr postin e Drejtorit Sportiv tek Inter
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kapiteni i Interit Javier Zanetti ka konfirmuar përfundimisht largimin nga fusha e lojës pas 22 vitesh karrierë si futbollist. Presidenti Erick Thohir deklaroi javën e kaluar se argjentinasi do të marrë një rol të ri brenda klubit. “Të largohem në moshën 40 vjeçare është një emocion unik. Ndihem krenar për veten time, ky është momenti i duhur për mua. Pas dëmtimit tim vitin e kaluar, doja të provoja se mund të kthehesha në futbollin konkurrues dhe ja dola. Kam ëndërruar të mbyllja karrierën time me Interin. Interi është shtëpia ime dhe unë do të kontribojë jashtë fushës njësoj si brenda saj.” “Do të jem drejtori sportiv i klubit, një sfidë emocionuese. Jam i gatshëm për të mësuar”, ka deklaruar kapiteni zikaltër.
Javier Zanetti u bashkua me Interin në vitin 1995 dhe ka 850 paraqitje me fanellën zikaltër. Ai ka fituar një numër të konsiderueshëm torfesh me skuadrën italiane ndër të cilat 5 tituj të Serie A dhe një Champions League në vitin 2010. Zanetti do të japë lamtumirën në ndeshjen kundër Lazios të shtunën në darkë në stadiumin “Giuseppe Meazza” dhe deri tani janë shitur 20 mijë bileta për tifozët zikaltër.