Edhe Gillet kunder Januzajt
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zgjedhja e lojtarit me origjinë shqiptare Adnan Januzaj për të luajtur me Belgjikën nuk duket së është pritur mirë nga lojtarët e kësaj përfaqësuese. Pas deklaratës kundërshtuese të lojtarit të Everton, Mirallas, kundër lojtarit të Manchester United ka dalë edhe protieri i Torinos, Jean Francois Gillet. Gillet ka thënë se Januzaj do të tregohej burrë nëse nuk udhëtonte me Belgjikën në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Brazil. “Nëse Januzaj do të ishte burrë i mirë duhet të kishte deklaruar vendimin e tij për të luajtur me ekipet kombëtare pasi të përfundonte kampionati botëror. Ndoshta ai e ka nuhatur shansin e tij pas presionit të bërë nga Belgjika. Por nëse ai ka vendosur tani, unë thjesht mund të qesh”, ka deklaruar Gillet për Het Nieuwsblad.