e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Talenti i Hannover i gatshem per Kosoven

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Talenti i Hannover i gatshem per Kosoven

Është ndër talentet më të vlerësuar në Gjermani, dhe pritet shumë nga ai. Shqiptari me origjinë nga Kosova i skuadrës gjermane Hannover `96, Valmir Sylejmani pritet që ta veshë fanellën e Kosovës në dy ndeshjet miqësore me Turqinë më 21 maj dhe me Senegalin më 25 maj. Sulmuesi 18-vjeçar i cili debutoi vitin e kaluar në Bundesligë me skuadrën e tij është aktualisht duke luajtur për Përfaqësuesen e Gjermanisë U19. Në një intervistë për Arenën, vetë Valmiri ka shprehur haptazi dëshirën për të luajtur në dy ndeshjet e radhës me vendlindjen e tij. “Dëshira është e madhe si nga ana ime ashtu edhe e familjes që të vij të luaj në këto dy ndeshje. Kosova është vendi im dhe unë dua që ta përfaqësojë atë”, u shpreh djaloshi nga Cërrnica e Gjilanit.