Zyrtare: Shqiperia humb 3-0, Serbise i hiqen 3 pike
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lajmin e konfirmon edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Shqipëria humbet 3-0 në tavolinë dhe gjobitet me 100 mijë euro gjobë, ndërsa Serbisë i hiqen tri pikë në klasifikim, gjobitet me 100 mijë euro gjobë dhe ndëshkohet me 2 ndeshje pa tifozë. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat pak minuta më parë, FSHF-ja njoftoi se do ta ankimojë vendimin.
(09 : 41) - Megjithëse vendimi ishte parashikuar të bëhej publik në mesditë, burime zyrtare brenda UEFA-s kanë njoftuar se Shqipëria do të humbasë 3-0 në tavolinë, ndërsa Serbisë do t’i hiqen tre pikë nga klasifikimi. Sipas këtij njoftimi jozyrtar mësohet se Komisioni i Disiplinës do të vendosë një gjobë 100 mijë euro për të dyja federatat. Serbia, si shkaktare e trazirave në Beograd gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, do luajë dy ndeshje pa tifozë.
Megjithatë do të na duhet të presim orën 12:30 për të mësuar vendimin zyrtar të UEFA-s për ndëshkimet që do të marrin të dyja federatat.