UEFA: Shqiperia humb ndeshjen ne tavoline, FSHF: Apelojme vendimin!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Federata Shqiptare e Futbolit konfirmon zyrtarisht që “Shqipëria e humb ndeshjen në tavolinë”. Komisioni i disiplinës vendos gjithashtu që Serbisë t’i hiqen 3 pikë dhe të luajë dy ndeshje pa tifozë. Mësohet gjithashtu se, të dyja federatat, ajo shqiptare dhe serbe janë gjobitur me nga 100 mijë euro. Sipas përfaqësursve ligjor të FSHF-së, “ Shqipëria është penalizuar nga vendimi i futbollistëve të kombëtares për të mos u rikthyer ne fushë”. FSHF njofton se do të apelojë vendimin.