Zyrtare, Konte trajneri i ri i Çelsit për 3 vitet e ardhshme
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tashmë nuk ka më dyshime, Antonio Konte është zyrtarizuar si trajneri i ri i Çelsit. Lajmi që përflitej prej kohësh është konfirmuar në faqen zyrtare të Bluve të Londrës në internet.
46-vjeçari ka firmosur një kontratë trevjeçare, por do të marrë timonin e anglezëve vetëm pas Kampionatit Europian të Francës, ku ai do të tentojë të udhëheqë Italinë.
"Çelsi bën me dije ardhjen e Antonio Kontes si trajner i skuadrës së parë. Konte, që është aktualisht trajner i kombëtares italiane, ka firmosur një kontratë tre-vjeçare. Ai do të nisë punë në Londër në përfundim të 'Euro 2016'-s", thuhet në njoftimin e klubit londinez.
Çelsi ishte në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Hoze Murinjos, ndërkohë që ky post mbahet përkohësisht nga Gus Hiding.