e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zyrtare: Januzaj edhe 5 vjet te Mancesteri

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zyrtare: Januzaj edhe 5 vjet te Mancesteri

Nuk kane pritur deri ne fund te veres se ardhshme kur edhe i skadonte kontrata aktuale me Mancesterin, dhe stafi i “Djajve te Kuq” kane konfirmuar se kane rinovuar kontraten me talentin shqiptar, Adnan Januzaj duke siguruar per pese vjet kartonin e tij. Ende nuk dihen hollesite e kontrates, as edhe shuma qe do te perfitoje ne jave talenti i Mancester Junajtid. 18-vjecari eshte shprehur shume i lumtur per nenshkrimin e kontrates se re dhe ka premtuar se gjithmone do te jape maksimumin me kampionet e Anglise.

 “Eshte nje kenaqesi e madhe te nenshkruaj kontrate te re me Junajtid. Gjithmone e kam enderruar nje moment te tille”, ka thene Januzaj. Mesfushori u bashkua me kampionet e Anglise ne moshen 16-vjecare dhe nese kontrata e tij skadonte ne vere, do te thoshte se ai mund te largohej nga “Old Traford” me parametra zero, duke qene se eshte poshte moshes 24-vjecare. Ai u perfol per nje transferim te mundshem tek skuadra te ndryshme si Barcelona apo Juventus, por ne fund ka vendosur te mbetet tek “Djajte”.

Djaloshi eshte konsideruar si nje nga talentet me te mira ne Evrope nga trajneri legjendar Ser Aleks Ferguson, i cili besohet se ka pasur ndikim per kontraten e tij te re. “Januzaj eshte nje talent i jashtezakonshem. Qe nga dita e pare qe kam ardhur ketu e kam vene re kete dhe jam shume i lumtur qe do jete pjese e Junajtid per vitet e ardshme. Januzaj ka bere zgjedhjen e duhur pasi Junajtid njihet si klubi qe zbulon dhe i zhvillon talentet” ka deklaruar trajneri i Mancester Junajtid, David Mojes. 18-vjecarit se shpejti pritet t’i jepet fanella me numrin 7 tek Junajtid, fanelle qe me pare e kane mbajtur lojtare te medhenj si Kristiano Ronaldo, David Bekam apo Erik Kantona. Kombëtarja

Nderkohe gazeta “Telegraph” e Londres shkruan se shanset e tij per te luajtur me kombetaren belge sa vine e shuhen pas perplasjes se trajnerit belg Marc Uilmots me Abedin Januzajn, babain e lojtarit, pas komeneteve te bera nga trajneri belg, te cilat ai i cilesoi te turpshme. Keto zhvillime ndodhin nderkohe qe ka pasur raportime ditet e fundit se Januzaj eshte i gatshem te perzgjedhe Angline vetem nese Federata Angleze e Futbollit do te mund te kaperceje pengesen per rregullin e te banuarit per nje periudhe 5-vjecare ne Angli. Sipas rregullave aktuale Januzaj do te duhet te luaj edhe tre vjet te tjera nese do te veshe fanellen e “Tre Luaneve”. Kombetaret qe jane vene ne kerkim te talentit shqiptar nga Kosova jane te shumta, duke nisur qe nga Shqiperia, Belgjika e madje edhe Serbia e Turqia, ndersa per Kosoven shpresat jane te vakta per faktin se FFK nuk njihet nga FIFA.