e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Del Piero: Berisha eshte fenomen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Del Piero: Berisha eshte fenomen

Legjenda e futbollit italian, Alesandro del Piero, ka respekt të madh për sulmuesin shqiptar Besart Berisha. “Ai është një sulmues shumë i fortë”, ka thënë Del Piero për Berishën.

“E di shumë mirë historinë e Berishës. Ai ishte ndër lojtarët e parë që njoha kur arrita në Australi, pasi Brisban kishte fituar dy tituj rresht.

I kam kushtuar rëndësi të madhe Brisbanit dhe Berisha ka shënuar gola me bollëk. Ai sulmues ka potencial të jashtëzakonshëm”, është shprehur 38-vjeçari italian, i cili në shtator të vitit të kaluar u transferua te Sidnej, pas një karriere të gjatë e shumë të suksesshme te Juventusi.

Për Juven, ka luajtur nga viti 1993 dhe e ka udhëhequr drejt shumë trofeve, ndërsa me Italinë fitoi titullin e botës. “Në ndeshjen e fundit, Berisha kishte mundësi të ndryshme. Ai krijoi hapësirë për vete që të shënojë. Cilësitë e tij nuk mund të nënvlerësohen kurrsesi. Të gjithë i dinë cilësitë e tij”, ka thënë Del Piero.