Zllatan: Ne debutimin me Milanin kam thyer nje tavoline
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Flasim për Champions, sezoni 2007-08: Interi eleminohet nga Liverpuli dhe Mançinin, “ai bukuroshi me me facoleta në xhepat e xhupit”, siç shkruani ju, ka lajmëruar se do të largohet nga ekipi… Nuk e kam kuptuar atë budallallëk. Mançini ishte i aftë, skuadra e donte, po përmirësosheshim. Pse ato fjalë? Kështu ka humbur besimin e të gjithëve.
Një vit më pas, eleminimi me Junajtid dhe keni vendosur ju të largoheni?
Po, pas humbjes me Mançesterin, kam kuptuar se kisha nevojë për një sfidë tjetër, për një ambient të ri dhe i kam thënë Minos: “Të vazhdojmë përpara”.
Ju jeni mallëngjyer për një banderolë të tifozëve ultras me rastin e lindjes së djalit tuaj Maksimilianit. Megjithatë, pas pesë minutash në Barcelonë, keni puthur menjëherë fanellën.
Ajo puthje ka qenë pothuajse një detyrim. Ma kanë përsëritur të gjithë: puthe, puthe… Zakonisht bëj atë që mendoj unë, por isha aq i emocionuar se do të luaja me Barcelonën e madhe në atë stadium, sa që bindesha për gjithçka. E ndieja se me Interin nuk do ta kisha fituar Championsin, ndërsa isha i bindur se me Barçën do ta arrija objektivin e madh. Fjalët e fundit që më ka thënë Mou: “Por do ta fitojmë ne”. E ka mbajtur fjalën.
Dhe kur jeni larguar nga ajo, Barça ka fituar. Ndoshta ju…?
Sjell ters? Jo. Kur Interi ka triumfuar në “Bernabeu”, kam qenë i kënaqur, mbi të gjitha për Moratin dhe më pas për shumë miq. Kur jam larguar nga Barcelona e kam thënë: “Kjo skuadër do të fitojë Championsin e ardhshëm”. Por ishte krijuar një situatë e keqe dhe, me kusht të dilja i humbur, jam larguar unë.
Falë të përhershmit Mino dhe magjistarit Galiani, që ka zbarkuar në Barcelonë për t’ju çliruar, shpëtoni ushtarin Ibra…
Milani ka ardhur të luajë në “Kamp Nou” më 25 gusht, më 31 mbyllej merkato. Flitej për marrëveshjen, por asgjë nuk ishte vendosur. Nuk do ta harroj kurrë buzëqeshjen e Ronaldinjos, i cili u shfaq te dhoma jonë e zhveshjes para miqësores dhe më ka thënë: “Ibra, kemi ardhur të të marrim…”. Ata të Barcelonës e kanë parë të habitur.
Ata të Milanit si ju kanë parë?
Si ata të Interit kur kam shkuar atje. Dukej se më thonin: “Na udhëhiq, tani me ty do të argëtohemi. Tani do të rikthehemi të fitojmë”. Më kanë bërë të ndihem i domosdoshëm, i rëndësishëm. Për këtë kisha nevojë, pas Barcelonës dhe Guardiolës. Berluskoni më ka thënë menjëherë se i kujtoja Van Bastenin. Nga Ajaksi te videokaseta e Kapelos, deri te Milani: Van Basteni më ka ndjekur kudo.
Debutimi me Çezenën mund të kishte shkuar më mirë: penalltia e gabuar dhe humbja e takimit…?
Jam futur në dhomat e zhveshjes shumë i zemëruar. Kam thyer një tavolinë në dhomën e antidopingut. Një punonjës më ka thënë diçka dhe unë jam përgjigjur: “Urtë ose do të përfundosh si tavolina”. Dakord, mund ta kisha shmangur këtë. Por nuk doja ta filloja me humbje. Edhe një herë jam vënë në kërim të revanshit.
Të dielën kundër Katanias, penalltinë e keni shënuar dhe jeni argëtuar me Robinjon, një mik.
Ngjamë shumë. Edhe ai ka pasur geton e tij dhe gjithashtu e kritikojnë se bën shumë finte. Por as atij nuk kanë arritur t’ia heqin gëzimin e lojës. Që te Barcelona, Galiani më ka kërkuar: “Përveç teje, mund të marrim edhe Robinjon, por a mund të luani bashkë?” Jam përgjigjur: “Është një fenomen. Merreni menjëherë! Do të mendojmë më pas për t’u përshtatur me njëri-tjetrin”. Sot luajmë shumë mirë bashkë. Në fushë dhe jashtë saj. Është një mik.
Alegri është kaq ndryshe nga Mourinjo dhe Kapelo. Ju pëlqen?
Më ka pritur shumë mirë, pa më vënë kushte si Guardiola. Është njeri që të jep qetësi dhe është gjithmonë i bindur në atë që bën. Ka bërë shumë vitin e parë. Tani duhet të rritet dhe të kuptojë se çfarë duhet të bëjë për të përmirësuar ekipin.
Të supozojmë se Guardiola do të paraqitet në “San Siro” me librin “Unë, Ibra” në dorë dhe t’ju kërkojë një dedikim?
Do t’ia bëj. Unë nuk kërkoj sherre. Dhe nuk isha i zemëruar me njerëzit, por me situatën. Kam thënë atë që duhej të thoja dhe kaq. Çështje e mbyllur. Nuk më intereson nëse kam zhgënjyer Ksavin.
Po nëse Guardiola do t’ju thoshte: “Unë Mourinjon e kam mundur 5 herë nga 6. Ndërsa ti me Interin, Juven, Barçën dhe Milanin, ke luajtur 8 turne në Champions (2 me Liverpulin, Realin e Madridit, Arsenalin, Valencian, Junajtidin, Interin, Totenhemin) pa shënuar asnjë gol. Cili nga të dy e bën më shumë në brekë?”
Mund të më përmendni vetëm këtë. Nëse jua heq, si do të më sulmoni? Gjithsesi ndaj Totenhemit kam shënuar dhe ma kanë anulluar.
Po “Topi i Artë”?
Nuk mendoj më për të. Janë objektiva për lojtarë të rinj.
Ju keni udhëtuar shumë, por në faqet e librit tuaj sfondi nuk ndryshon kurrë: stadiumet dhe ju në dhomë që luani me playstation. Duket se për qytetet, monumentet dhe për gjërat që janë jashtë nuk interesoheni aspak.
Pak a shumë. Nëse më çojnë në Alaskë ose në Siberi, unë ndihem gjithsesi mirë. Jam Ibra kudo.
Po atëherë që jeni larguar nga spitali kur po bëheshin gati të operonit në stomak djalin tuaj të sapolindur?
Nuk është një gjë e çuditshme. Dhimbjen time e duroj, edhe nëse është e madhe. Por atë të një fëmije një muajsh, që nuk mund ta ndihmosh, është e tmerrshme. Pastaj brenda spitaleve unë çmendem.
Nuk keni pasur frikë se njerëzit mund t’ju gjykonin keq, kur keni shkruar se jeni kthyer në hotel për të luajtur me playstation?
I kam thënë gruas time: për çdo gjë më telefono dhe do të vij me vrap. Unë nuk ia dal dot. Tensioni po më mbyste. Dhe në hotel, në pritje të lajmeve, kam bërë gjënë që më çlodh më shumë: kam luajtur. Kam shkruar atë që ka ndodhur. E përsëris: në këtë libër, si në gjithë jetën time, unë kam treguar veten siç jam.
Këtë libër ia keni dedikuar fëmijëve. Jeni i sigurt se do të përcillet mesazhi i duhur? Që dikush të mos e keqkuptojë? Për të shkuar lart duhet të kalosh me semafor të kuq, të godasësh me kokë të tjerët, të vjedhësh biçikleta…
Unë nuk them kurrë në libër “ bëni atë që kam bërë unë”. Rregullat duhen respektuar. Unë them: djema, nëse mendoni se ka diçka që nuk shkon te ju, se jeni ndryshe, nëse ju çojnë në një geto, nëse marrin firma për t’ju nxjerrë nga skuadra, siç kanë bërë me mua, duroni sepse mund t’ia dilni edhe ju të prekni ëndrrën, siç kam bërë unë.
Ibra, shqetësoheni më shumë nëse djali juaj mund të bëhet menaxher apo gazetar?
Gazetar.