Zilxhoviç përgëzon skuadrën: Pikë e rëndësishme
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Adnand Zilxhoviç është i kënaqur me pikën e marrë në Vlorë.
Në një prononcim për "SuperSport" trajneri i Bylisit ka përgëzuar skuadrën për lojën e zhvilluar ndërsa nuk ka preferuar të komentojë arbitrimin.
"Kjo pikë është shumë e rëndësishme, pasi ne vinim nga dy ndeshjet e fundit ku humbëm ndaj Teutës dhe Partizanit. Tentuam me disa kundërsulme që të finalizonim, por me rëndësi është pika që morëm. U përpoqëm shumë që ta merrnim këtë pikë, Flamurtari është ekip shumë i fortë, u mbrojtën fort sot. Pas kartonit të kuq të Telushit, u përpoqëm që të sulmonim, më pas kur dhe ne morëm kartonin e kuq u tërhoqem sepse është e vështirë të sulmosh kur je me një lojtar më pak".
Për arbitrimin
Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët, janë njerzit e tjerë që gjykojnë. Unë jam trajner futbolli, nuk flas për punën e arbitrave, ashtu siç dhe unë bëj gabimet e mija si trajner edhe ata bëjnë të tyret.