e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ajeti vlerësohet si futbollisti më i mirë edhe skuadra e tij humb ndeshjen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ajeti vlerësohet si futbollisti më i mirë edhe skuadra e tij humb ndeshjen

Mbrojtësi kuqezi Arlind Ajeti ishte futbollisti më i mirë në fushë për skuadrën e Frozinones me të cilën ai aktivizohet në Serinë A. Edhe pse skuadra e tij humbi në ndeshjen luajtur në tranfertë ndaj Karpit me rezultatin 2-1, Ajeti është vlerësuar si lojtari më i mirë.

Le joueur balois Arlind Ajeti celebre son but lors de la rencontre de football de Super League entre le FC Lausanne-Sport, LS, et FC Basel 1893, ce dimanche 6 octobre 2013 au stade Olympique de la Pontaise a Lausanne. (KEYSTONE/Laurent Gillieron)

Sipas mediave italiane, mbrojtësi meritoi notën 6.5, ndërsa paraqitja e skuadrës mori notën 5.Ajeti largoi me sukses pothuajse të gjitha aksionet sulmuese në zonën e rreptësisë.

Aktualisht, Frozinone ndodhet në kuotën e 26 pikëve, në vendin e tretë nga fundi. Ky pozicion për skuadrën e Ajetit është në zonën e rrezikut për të rënë nga kategoria.