e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zikaltrit kopjojnë Milanin, do italianë për të ardhmen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zikaltrit kopjojnë Milanin, do italianë për të ardhmen

Për të gjetur strategjinë e Interit në merkaton verore është praktikisht e pamundur. Janë të shumta situatat që pritet të ndikojnë në zgjedhjet e drejtuesve të klubit milanez. francesko acerbiNëse futen aksionarë të rinj priten shpenzime të mëdha, në të kundërt Auzilios do t'i duhet të manovrojë me resurset që ka në gjirin e vet ekipi (duke shitur disa lojtarë kryesorë).

"Low cost"

Nëse kinezët nuk do të mbërrinin në Milano, atëherë Piero Auzilio do të orientohej më shumë nga tregu me çmim të lirë. Drejtorit sportiv të Interit do t'i duhet që të ketë kujdes edhe për rregullat e "fair play"-t financiar që, përveçse nuk i lejon Interit që të shpenzojë më shumë se ç'arkëton, i detyron drejtuesit e klubit që të rikuperojnë humbjet e mëdha në bilanc. Për këtë motiv zikaltrit do të shesin dy-tre lojtarë kryesorë për të blerë futbollistë të një profili të ulët dhe paratë e mbetura t'i përdorin për të shëndoshur financat.

Interi "i kaltër"

Ashtu siç ka deklaruar Berluskoni pak muaj më parë edhe Tohir, gjithmonë nëse nuk afrohen kinezët, ka ndër mend që të formojë ekipin mbi bazën e lojtarëve italianë. Në rast se do të largohet njëri prej Mirandës dhe Murijos, atëherë Interi do të hidhet në sulm për Françesko Açerbin (mbrojtësi i Sasuolos).

Një tjetër emër që mund të ketë të ardhme në Milano është edhe ai i Emanuele Xhakerinit. Aktualisht Bolonja e ka huazuar lojtarin nga Sandërlendi dhe presidenti Xhoi Saputo po mundohet që ta blejë përfundimisht. Por nëse Interi humb Perisiçin do të futet në garë për "Giak"-un (i skadon kontrata me "macet e zeza" në 2017-ën)