Vila thyen hundën, gjyqtari Meta fal Besnik Krasniqin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Emiljano Vila është larguar i dëmtuar nga Vlora, pasi ndërhyrja që i bëri mbrojtësi i Flamurtarit në minutën e 84-t i ka shkaktuar një dëmtim në hundë.
Sipas ekzaminimeve të para, Vila ka thyer hundën, por gjithçka do të qartësohet sot, pasi lojtari të ketë bërë kontrollet e imtësishme mjekësore. Në rastin në fjalë, gjyqtari Meta e ka falur mbrojtësin e Flamurtarit, pasi ndërhyrja e tij me bërryl mund të ndëshkohej edhe me karton të kuq.
Në fund të ndeshjes, trajneri Agostineli, mungesën e Vilës, që ndodhej jashtë fushës për të marrë ndihmën mjekësore, e lidhi me rastin e pësimit të golit. Goli erdhi nga pasimi i Krasniqit që bëri faullin, pikërisht në krahun ku luan Vila, por që ndodhej jashtë fushe i dëmtuar.