e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjyqtari nuk akordon dy 11-metërsha

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjyqtari nuk akordon dy 11-metërsha

Sfida mes Kukësit dhe Skënderbeut ka pasur shumë tension brenda saj, megjithatë kryesori Jorgji është munduar të ruajë balancat.kukesi - skenderbeuGjithsesi, në minutën e 27-të të takimit, Progni mundohet të krosojë në zonë dhe Malota e devijon sferën me dorë dhe një gjë e tillë shihet nga pamjet filmike. Por për Jorgjin dhe ndihmësit e tij nuk ka penallti, edhe pse korçarët protestojnë për një gjë të tillë. Ndërkohë, një tjetër moment i diskutueshëm ka qenë ai i minutës së 63-të, kur Flores në kufijtë e zonës së kundërshtarit gjuan fort dhe pamjet filmike tregojnë se Jashanica e ka ndalur sferën me dorë. Megjithatë, kryesori i takimit edhe për këtë rast nuk ka akorduar 11-metërsha.