Zidan: Ronaldo jetik për ne, lojtarët më duan
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zinedin Zidan ka de butuar në Ligën e Kampioneve si trajner dhe ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndë- sishme, duke mundur Romën 2-0 në transfertë. Ai falënderon futbollistët dhe në veçanti Ronaldon.
Si iu duk ndeshja e parë në Champions?
Emocione shumë të forta. Fati e solli që ta nisja në Itali, aty ku kam luajtur për mjaft vite dhe arrita të fitoj. Jam i lumtur për gjithçka.
Jeni i kënaqur nga paraqitja e skuadrës?
Ne e dinim që do ishte e vështirë dhe në pjesën e parë pati një ndeshje të ekuilibruar. Por, e rritëm ritmin në 45 minutat e dyta dhe kjo na solli mundësinë për të shënuar.
Sa i rëndësishëm është Ronaldo për ekipin tuaj?
Jetik. Ai është lojtari që zgjidh ndeshjet në momentin më të rëndësishëm. Gjithnjë kam besim tek ai. Por, nuk është i vetmi që ka meritë. Edhe pjesa tjetër duhen falënderuar. Madje, edhe ata që qëndrojnë në stol kanë rol shumë të rëndësishëm, pasi ndihmojnë në harmoninë e grupit. Më vjen mirë që arriti të shënojë edhe Hese.
Mendoni se jeni i kualifikuar tashmë?
Kemi hedhur një hap të rëndësishëm, aq më tepër që sfidën e kthimit e luajmë në shtëpi. Por, asnjëherë nuk mund të mendosh se ka përfunduar në një kompeticion si Liga e Kampioneve. Në këtë kompeticion asnjëherë nuk përfundon, pa i rënë bilbilit arbitri.
A doni triumfin sivjet në Europë?
Do ta kërkoj gjithnjë. Ne luftojmë që të fitojmë kudo që marrim pjesë. Kur mora drejtimin e këtij ekipi, e dija që do më vlerësonin vetëm me trofetë që do ngre. Sigurisht që Champions-i ka një shije të veçantë, por ne kemi edhe shumë rrugë për të bërë.
Ndihet mungesa e Bejlit?
Çdo futbollist ka rëndësinë e tij. Fakti që fituam nuk do të thotë se Garet nuk mund të na ndihmojë. Mbase me të, mund ta kishim pasur më të thjeshtë.