e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Spaleti qan rastet: Nuk finalizuam dot

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Spaleti qan rastet: Nuk finalizuam dot

Luçiano Spaleti e pranon që kundërshtari ka më tepër eksperiencë dhe kjo pati një rol të rëndësishëm në fatin e ndeshjes.

spaleti"Jam i kënaqur me atë që bënë futbollistët në fush- ën e lojës. Krijuan raste për shënim dhe për pjesën më të madhe u mbrojtën si duhet. Por, nuk arritën të finalizojnë. Në të tilla kompeticione, duhet të jesh shumë i saktë para portës.

Tifozët? Mbështetësit tanë janë mësuar me ndeshje të mëdha dhe e dinë se kur duhet të jenë në anën tonë dhe kur duhet të vërshëllejnë", u shpreh Spaleti.

"Nuk bëj llogari për shanset e kualifikimit. Ne do shkojmë në Madrid për të dhënë më të mirën tonë. Nuk dorëzohemi asnjëherë. Reali ka më tepër eksperiencë, por ajo nuk është gjithçka", shtoi ai.

Ndërkohë, Florenci e ka kapur me gjykimin.

"Ishte një humbje e pamerituar. Reali nuk arriti të jetë superior ndaj nesh. Për më tepër, arbitri na mohoi një penallti, e cila do kishte ndryshuar shumë fatin e kualifikimit për në raundin tjetër. Jemi shumë të mërzitur, pasi nuk morëm atë që meritonim në të vërtetë", tha Florenci.