e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rio Ferdinand: Me Ronaldon, vetëm jemi tallur te Mançesteri

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rio Ferdinand: Me Ronaldon, vetëm jemi tallur te Mançesteri

Kristiano Ronaldo ka deklaruar dy ditë më parë se nuk është e nevojshme që të kesh miqësi me shokët e skuadrës për të qenë i suksesshëm si klub.

Manchester United v West Ham United - Premier League...MANCHESTER, UNITED KINGDOM - MAY 03: Cristiano Ronaldo (R) of Manchester United and team mate Rio Ferdinand react to Nani's sending off during the Barclays Premier League match between Manchester United and West Ham United at Old Trafford on May 3, 2008 in Manchester, England. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

"Nuk kam nevojë që të drekoj apo darkoj me Benzemanë për të fituar trofe. Te Mançester Junajtid unë nuk flisja me Gigsin, Skollsin apo Ferdinandin, përveç një përshëndetje 'mirëdita' dhe arritëm të fitojmë Ligën e Kampioneve", tha portugezi.

Por, ditën e djeshme ka reaguar vetë Ferdinand. "Nuk më ka pëlqyer mua? Ai ka jetuar në një shtëpi me mua. Është e pabesueshme. Mbase nuk i ka pëlqyer ushqimet që gatuaja", tha Rio.

"Sa i përket faktit që nuk fliste me ne, nuk e bënte pasi i vinte zor. Në dhomat e zhveshjes ne vetëm talleshim dhe qeshnim me të. Vinte çdo ditë me pantallona shumë të ngushta", tregon Ferdinand duke qeshur.