e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ndaj Flamurtarit, Tirana dështon me organizimin, dhjetëra tifozë mbetën jashtë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndaj Flamurtarit, Tirana dështon me organizimin, dhjetëra tifozë mbetën jashtë

Tirana-Flamurtari, edhe pse u zhvillua në një orar dhe ditë të papërshtatshme, e përligji deri diku pritshmërinë.

kf tiranaPor, dëshirës së tifozëve për të parë ekipin e zemrës nuk iu përgjigj klubi. Një numër i konsiderueshëm të interesuarish nuk u futën dot në stadium.

"Selman Stërmasi" i saporikonstruktuar dëshmoi dje një çorganizim të plotë. Dhjetëra të interesuar për të ndjekur këtë duel mbetën jashtë kangjellave pa siguruar dot një biletë, kjo pasi në dispozicion ishte vetëm një sportel.

Vonesë dhe radhë pa fund i detyruan që mes të sharash të largoheshin. Madje, aq të indinjuar kanë qenë nga kjo situatë, saqë vetë tifozët kanë dërguar këtë moment të shkrepur me foto, që dëshmon dështimin e organizimit të një ndeshjeje.