e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Notat/ Roma 0-2 Real Madrid

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Notat/ Roma 0-2 Real Madrid

ROMA

roma real madrid hamesSHEZNI 5,5- Goditja e Kristiano Ronaldos pëson një devijim nga Florenci, por portieri polak gabon dhe nuk zgjedh kohën e duhur për të bërë ndërhyrjen.

FLORENCI 5,5- Përballë kampionëve të mëdhenj, një gabim mund të kushtojë shtrenjtë. Florenci ishte duke e markuar në mënyrë perfekte Ronaldon, por në momentin e golit nuk bëri asgjë për ta ndalur atë.

MANOLAS 6,5- Spektakolar. Lufton si një luan dhe nuk gabon asnjë ndërhyrje në mbrojtje. Një kolos i vërtetë si gjithmonë.

RUDIGER 6,5- Bën një ndeshje të madhe, të denjë për një mbrëmje Champions-i. Dominues total i lojës në ajër. Roma ka një mur në mbrojtje.

DINJE 5,5- Ndeshja e tij e mirë zhbëhet nga goli i Heses, që depërton pikërisht nga krahu i tij dhe shënon. Vrapon shumë edhe në fazën sulmuese, por vuan sa herë Hames kap topin.

PJANIÇ 5- Shumë larg pritshmërive për këtë ndeshje. Nuk e gjen asnjëherë pozicionin në fushën e lojës sepse mesfushorët e Realit janë shumë të shpejtë dhe nuk i lënë hapësira.

VANKUER 6,5- Nëse e kritikuat Spaletin që e zgjodhi si titullar përpara De Rosit, keni bërë gabim të madh. Ai ishte ndër më të mirët në fushën e lojës dhe nuk gabon thuajse asnjë pasim. Fati nuk ishte me të, në rastin e goditjes drejt portës së Kejlor Navasit.

NAINGOLAN 6- Lufton gjithmonë dhe për çdo top. E ndihmon skuadrën si në aspektin mbrojtës dhe atë sulmues.

SALAH 6- Kur vendos të ndezë "motorin", askush nuk mund ta ndalë, por nëse do të kishte pak më shumë zgjuarsi në metrat e fundit, do ta ndihmonte shumë skuadrën.

PEROTI 5- Impakt zero. Nëse në kampionat është një vlerë e shtuar, në Champions nuk bën dot diferencën.

EL SHARAUI 5,5- Faraoni humbet gjithmonë atëherë kur është më e bukura. Ka dy topa të rrezikshëm në fushë të hapur, por i godet shumë keq. Duhet të gjejë instinktin vrasës.

Xheko 6- Më mirë si një lojtar që jep asist, sesa si një finalizues.

TRAJNERI SPALETI 5,5- Pak për të thënë për një Romë që luan mirë, por kishte përballë një Real të fortë. Për një orë skuadra e tij arriti të rezistonte, por më pas ra fizikisht dhe iu dorëzua kampionëve.

REAL MADRID

ramos ronaldo zidaneNAVAS 6,5- Një portier i zoti edhe atëherë kur nuk duhet të bëjë shpikje. Rrezikon shumë në daljen ndaj El Sharauit, por e shpëton gjithmonë portën e tij.

KARVAHAL 5,5- Lojtari më i dobët në radhët e madrilenëve. Nuk del vazhdimisht në sulm dhe për pak nuk shkakton një penallti ndaj Florencit. I falur.

VARAN 7- Kuptohet mjaft mirë me shokun e tij të repartit. Bën një ndërhyrje vendimtare ndaj Salah në krahun e djathtë, që mund të kishte përfunduar në rrjetë dhe do të rihapte lojën.

RAMOS 7,5- Monumental. Nuk gabon në asnjë ndërhyrje, dalje apo mbyllje në mbrojtje. I përqendruar dhe shpërthyes atëherë kur duhet. Ka veshur kostumin e një zotërie të vërtetë.

MARSELO 6,5- Mund të kishte shënuar një gol spektakolar, por fati nuk ishte më të. Peroti në atë krah nuk bën asgjë. Kuptohet pse Zidan rrezikoi duke e futur si titullar.

KROS 7- 106 pasime të sakta nga 110 që kryen gjithë ndeshjen. Është zotëria i vërtetë i repartit të mbrojtjes. Ai po rikthehet në nivelet e tij më të mira.

MODRIÇ 6,5- Më pak i shpejtë në krahasim me shokun e tij gjerman, por është gjithmonë efikas dhe elegant në fushën e lojës.

ISKO 5,5- Nuk shkëlqen në mbrëmjen e Romës. Shumë i ngathët dhe pa grintën e duhur. Vendin e tij e zë Kovaçiç 6- Futet shumë mirë në fushë dhe merr pjesë në aksionet ndërtuese. Me Zidanin edhe ai duket se ka rilindur.

HAMES 6- Humbet disa raste, por punon shumë në krahun e djathtë. Tani Bejlit do t'i duhet shumë punë për ta rifituar vendin sepse edhe Hames po përshtatet mjaft mirë. Zëvendësohet nga Hese 6,5- Futet dhe shënon një gol të rëndësishëm që mund të vlejë shumë për kualifikimin.

BENZEMA 5,5- Dritë dhe hije. Këtë herë pushtohet nga hijet, por nuk duhet të harrojmë çfarë po bën me Realin në kampionat.

RONALDO 7- Del në skenë pikërisht në momentin e duhur të ndeshjes. Fenomeni portugez vë në vështirësi Florencin dhe e lë në vend duke lëshuar një predhë të vërtetë, që vlen avantazhin. Thoshin se nuk shënon në transfertë, por mbani shënim: Ishte goli i tij i 44-të jashtë shtëpie në Ligën e Kampionëve.

TRAJNERI ZIDAN 7- Skuadra e tij tregon maturi dhe qetësi. Është e transformuar dhe ajo e Benitezit tani është një kujtim i hidhur. Kualifikimi duket i hipotekuar.