Zidan: Jemi favoritë, por kujdes Sitin!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan deklaron se ekipi i tij do të ketë një ndeshje mjaft të vështirë në gjysmëfinale ndaj Sitit, por njëkohësisht e pranon se skuadra e tij niset favorite në këtë përballje.
"Real Madridi është gjithmonë favorit dhe s'ka si të jetë ndryshe edhe në gjysmëfinalen ndaj Mançester Sitit.
Siti është një skuadër e shkëlqyer. Nuk dua të dëgjoj të thuhet se kemi përballë një rival të lehtë. Njerëzit thanë edhe që Volfsburgu nuk ishte i fortë dhe e pamë çfarë ndodhi, ndaj duhet kujdes", deklaroi Zidan lidhur me kundërshtarin.