Zidan: Është 100% përgjegjësia ime, besoj te përmbysja
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zinedin Zidan ka marrë përgjegjësitë për humbjen duke e quajtur veten totalisht fajtor, por drejtoi gishtin edhe drejt skuadrës për mungesën e forcës.
Volfsburgu fitoi duke dhënë shumë pak?
Bënë shumë pak gjëra. Herë pas here ndodh edhe kjo. Neve na mungoi vazhdimësia. Por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës në La Liga dhe në takimin e kthimit duhet të ndryshojmë. Mund të ndodhë që të jesh në një ditë të keqe, por ne mund ta përmbysim.
Si mund të shpjegohet diferenca me fitoren ndaj Barcelonës të shtunën?
Në pjesën e dytë provuam dhe luajtëm më mirë. E vetmja gjë që duhet të bëjmë, është të ruajmë qetësinë. Nuk dua të çmendem dhe as lojtarët ta bëjnë këtë, por tani e dimë të gjithë se kemi shansin ta përmbysim. Kemi shansin dhe unë ndiej se Reali mund t'ia dalë me mbështetjen e tifozëve të vet.
Si e komentoni pjesën e dytë ku nuk pati reagim?
E mirë, por në atë presion nuk mund të bësh shumë gjëra. Ajo që unë di, është se nuk patëm forcën e duhur për ta fituar këtë ndeshje Champions-i, ndërsa ata e patën. Në futboll ka gjithnjë gabime. Në fillim mund të kishim shënuar, por ajo që dua të bëj tani është të shoh ndeshjen dhe ta analizoj atë. Nuk do të çmendem, sepse ajo që kemi bërë së fundmi është pozitive.
Penalltia e Bejlit?
Nuk dua të komentoj.
Sa për qind e bëni përgjegjës veten?
Totalisht, si trajner. Por duhet analizuar ndeshja për të parë atë që ndodhi. Unë jam shumë krenar për lojtarët e mi. Por e vetmja gjë që unë di, është se jam unë përgjegjësi dhe jam unë ai që duhet të kërkoj atë që ka ndodhur.
Si është Benzema pas dëmtimit në gju?
Unë e pyeta përpara ndeshjes nëse ishte mirë dhe ai më tha po. Dhe kur u ndie keq e zëvendësova.