e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Trapatoni kundër Pepit: E tepron me tiki-taka-n

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trapatoni kundër Pepit: E tepron me tiki-taka-n

Bajerni e ka asimilu ar totalisht filozo finë e Pep Guardiolës, si një skuadër që duhet të dominojë zotërimin e topit. Statistikat e konfirmojnë zotërimin e sferës nga rekordmenët gjermanë me një mesatare 65% për ndeshje. Por ky dominim ekstrem i topit nuk i pëlqen ish-trajnerit të Bajernit, Xhovani Trapatoni.trapatoni Gjatë një interviste për "Sport Bild", ai ka kritikuar stilin e Pep Guardiolës që e ka shndërruar skuadrën nga një makineri golash, në një ekip me makinë llogaritëse në dorë. Një fakt të tillë e mbështesin edhe tri fitoret e fundit radhazi me rezultatin 1-0, ndaj Këlnit, Frankfurtit dhe së fundmi ndaj Benfikës.

Për teknikun italian, loja e Bajernit është shumë e varur te dominimi i topit dhe i mungon projektimi drejt portës. "Për mua kaq posedim i topit me kaq pak rendiment përpara porte është i tepruar. Tik-tak, tiktak, tuk-tuk, përpara, mbrapa...

Dhe pas 27 minutash goditet porta për herë të parë", thotë 77-vjeçari. Për shkak se shumica e kundërshtarëve të Bajernit qëndrojnë shumë të tërhequr në mbrojtje dhe kompaktë përpara portës së tyre, Trapatoni kërkon më tepër konkluzione drejt portës kundërshtare:

"Në mes qëndron një portë, por mesfushorët kthejnë topin pas, duke iu larguar kësaj porte 70 metra. Kjo nuk më pëlqen aspak". Në vitet 1980, suedezi Nils Lindholm nisi të aplikojë futbollin posedues dhe që atëherë kjo nuk i ka pëlqyer italianit:

"Futbolli është godit, godit dhe shëno. Posedimi i topit nuk është diçka e re, por me Pepin ai është shumë afër ekstremit". Por pyetjes se me këtë stil Bajerni përmbysi Juventusin në 1/8-at, Trapatoni i përgjigjet kështu:

"Po, natyrisht, sepse kjo skuadër për të cilën po flasim është Bajerni. Ajo ka gjithnjë një objektiv për të arritur. Hidhini një sy skuadrës. Roben, Riberi, Myler, Levandovski, Alonso, Tiago. Këta janë lojtarë të çmendur". Pyetjes nëse me këtë stil a do të mund të arrijë Bajerni që të ngrejë trofeun në fund, italiani nuk e përjashton, por shikon Realin si skuadrën që e preferon më shumë Champions-in se të tjerët, edhe pse ata në kampionatin spanjoll renditen të tretët:

"Në garë janë ende PSG-ja, Barcelona dhe Reali. Madrilenët e dashurojnë këtë kompeticion. Të tillë janë ata. Fakti që në kampionat ata nuk janë në pozita të forta, e bën edhe më të rrezikshëm, sepse shton dëshirën e tyre për ta fituar Champions-in. Këtë e ka treguar edhe historia. Reali është gjithnjë i dhënë pas kësaj kupe dhe e ka fituar atë shumë shpesh".