Hese: Jemi njerëz dhe mund të gabojmë, japim jetën në Madrid
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hese Rodrigez nuk mundi dot ta ndihmonte skuadrën të shënonte të paktën një gol për ta lënë të hapur çështjen e kualifikimit në "Santiago Bernabeu".
Sulmuesi hyri në fushë për të zëvendësuar Karim Benzemanë në minutën e 41-të pas dëmtimit të sulmuesit në gjurin e majtë.
Por ai nuk u bë kurrë i rrezikshëm përpara Benalios, i cili i tha jo Benzemasë, Ronaldos dhe Bejlit në rastet më të mira të ndeshjes.
Megjithatë, Hese premton se spanjollët do të japin gjithçka në ndeshjen e kthimit në Madrid, por gjatë kësaj jave ata duhet të analizojnë se ku gabuan në "Volkswagen Arena".
"Duhet të analizojmë gabimet. Jemi njerëz dhe mund ta gabojmë në një ndeshje të vetme. Por në 'Bernabeu' do të japim jetën për tifozët dhe veten tonë", deklaroi 23-vjeçari.