Zidan: Debutim i paharrueshëm, krenar për Realin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fitoi "Reali Ançelo tian", theksonte me dia madrilene, por arkitekti i triumfit në "Kamp Nou" ishte pa dyshim nxënë- si i italianit, Zinedin Zidan.
Çfarë do të thotë të debutosh me fitore në "El Clasico", e aq më tepër në Barcelonë?
Jam shumë i kënaqur për çdo gjë, veçanërisht për rezultatin. Vuajtëm pak në fillim, por është normale. Luanim në një fushë shumë të vështirë. Jam krenar për lojtarët e mi dhe atë që bënë. Ishte debutim i paharrueshëm Vlen shumë për euforinë e skuadrës në Champions... Duhet të vazhdojmë rezultatet pozitive. Përpara ndeshjes kemi folur për punën e mirë. Luheshin tri pikë dhe një "klasike". Gjëja më e mirë që mund të bënim është ta fitonim. Por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, e cila është shumë e rëndësishme.
U hap La Liga?
Jemi 7 pikë larg. Ajo që duhet të bëjmë është të mendojmë për ndeshjen e radhës në Champions dhe të shtunën do të mendojmë sërish për kampionatin për të marrë 3 pikët e radhës.
Jeni i kënaqur nga ndeshja?
Më pëlqeu gjithçka nga lojtarët e mi, në mbrojtje dhe sulm. Kur shikon një grup të bashkuar dhe që lufton për njëri-tjetrin, për një trajner nuk ka gjë më të mirë.
Çfarë ndryshoi në pjesën e dytë?
Ishte ndeshje e vështirë në parim. Nuk ushtruam presing siç duhej. Në futboll ndodh gjithçka. Por më mirë ta nisësh keq dhe ta mbyllësh mirë, ashtu siç bëmë.
Çfarë mendoni për golin e anuluar Bejlit?
Nuk e di përse u anulua. Mendoj se ishte i rregullt.
E shikoni të dobësuar Barçën moralisht për të bërë kthesën e madhe?
Së pari, duhet të kalojmë Atletikon, sepse jemi të tretët 7 pikë pas Barçës. Pastaj të shohim sepse ka ende kohë.
Si ishte gjendja fizike e skuadrës?
Jemi mirë. Në pjesën e dytë rritemi dhe i mbyllim mirë ndeshjet. Duhet të çlodhemi sepse deri në fund na presin ndeshje çdo 3 ditë.
Përgatiti: ANDROKLI DRALO