e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Barça Real 1-2/ Notat

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barça  Real 1-2/ Notat

BRAVO 6 - Nuk mund të bëjë asgjë ndaj snajperistëve Benzema dhe Ronaldo nga një distancë shumë e shkurtër.
braca realALVESH 5 -
Kalkulon keq ndërhyrjen në krosimin e gjatë të Bejlit dhe i hap rrugën Ronaldos. Rënie vertikale në fund të ndeshjes.

PIKE 6,5 - Simbol i barcelonizmit në botë dhe njeriu i "klasikeve" për përsosmërinë: i shkëlqyer në shkëputjen ndaj Pepes te goli i 1-0. 6 minuta më vonë u zu në befasi nga krosimi i Krosit, por e çliron disi nga faji devijimi i Albës.

MASKERANO 5,5 - Në një moment kyç të ndeshjes nuk pret siç duhet një inkursion të jashtëzakonshëm të një Marseloje të çmendur.

ALBA 5 - "I tallur" nga Bejli i ringjallur në fazën e fundit të ndeshjes. Një makth i vërtetë për mbrojtësin e majtë të Barcelonës.

INIESTA 6 - Më pak shkëlqyes se zakonisht. Iluzionisti nuk arrin të hipnotizojë kundërshtarët këtë herë dhe në fund shuhet ashtu si shokët e skuadrës.

BUSKETS 6,5 - Një metronom i pandalshëm si përherë: disponueshmëria e tij nuk mungon asnjëherë.

RAKITIÇ 7 - Asist i telekomanduar për Pikenë dhe jep gjithç- ka si në cilësi, ashtu edhe në sasi për skuadrën. Fantastik kur shpërthen në hapësira në kërkim të fatit. Nuk e meritonte zëvendësimin: pa të katalanasit humbën ekuilibrin.

(74´ TURAN 5,5 - Nuk arrin të lërë shenjën e tij. Hyn në fushë në momentin që Reali kishte vënë këmbën në gaz).

MESI 6,5 - Ndizet me hope, por kur çmarkohet nga kundërshtarët, shkruan futbollin e tij të përhershëm. E pabesueshme parabola nga vendi në zonën madrilene: vetëm një Kejlor Navas në versionin "Jashin" i mohon golin e shekullit dhe autografin numër 500 në La Liga.

SUAREZ 5,5 - Në llogarinë e tij peshon sa një gur gafa e pabesueshme me portën bosh në pjesën e parë. Kërkon shpagim me një të djathtë të mrekullueshme, e cila përfundon jashtë për çështje centimetrash.

NEJMAR 6 - Si rrallëherë pak konkret në metrat e fundit decizive: gjithnjë një finte e tepruar. Paradoksalisht, duhej të tregohej më egoist dhe të kërkonte me më pak vendosmëri shokun Mesi.

Trajneri ENRIKE 5 - Rënie e pashpjegueshme e Barcelonës në 15 minutat e fundit të ndeshjes, duke zbehur gjërat e mira të pjesës së parë. Paguan shtrenjtë gabimet përpara porte, por këtë herë nuk mjafton për të justifikuar rënien fizike dhe më pas atë teknike. Kambanë alarmi.

REAL MADRID

NAVAS 7 - Fluturimi me dorë kur e thërriti Mesi dhe paraqitja e radhës solide në "klasike" tregoi edhe një herë se portieri kostarikan meriton më shumë besim për të ardhmen. De Gea kush?

KARVAHAL 6 - I preferuar përpara Danilos, e shfrytëzon shansin që i jep Zidan me një paraqitje të fortë dhe përpiktë.

RAMOS 5 - Provon në të gjitha mënyrat për ta braktisur "klasiken" përpara kohe. Hernandez e fal në disa raste, duke e lënë në fushë për 83 minuta. Duhej të ishte ndëshkuar shumë më parë. Nerva të tendosura.

PEPE 5,5 - Humbet Pikenë te goli i Barcelonës, duke mbetur në vend: vështirë t'i falet një gabim i tillë.

MARSELO 7 - Shkatërrues në korsinë e majtë, një tërbim i vërtetë. Në momentin më delikat të ndeshjes, është mbi të gjitha ai që karikon shokët.

KROS 6 - Pak reaktiv në fraksionin e parë, shumë më mirë në të dytën.

KASEMIRO 7 - Simbol i këtij Reali luftarak: madrilenët kanë nevojë për kontributin e mesfushorit brazilian. Makelele i ri.

MODRIÇ 6,5 - Nuk humbet kurrë busullën edhe në momentet më të vështira të ndeshjes. Gjakftohtë dhe i saktë.

BENZEMA 7 - Gabon një gol të sigurt në fundin e pjesës së parë, por gjen karikimin me një gjysmëroveshadë elegante në pjesën e dytë dhe tërhiqet për të mbështetur manovrën e sulmit. Karim pushton Katalunjën.

(78´ HESE 6 - Impakt pozitiv në ndeshje për bomberin e vogël. Justifikon plotë- sisht zgjedhjen e Zidanit për ta hedhur në fushë në një moment kaq delikat).

RONALDO 8 - Dy goditje për të justifikuar çmimin e njeriut të ndeshjes: rikuperimi i topit në rolin e stoperit në pjesën e parë ndaj Albës dhe magjia me të cilin ul krosimin e Bejlit dhe befasoi Bravon me një goditje kirurgjike. Nëse përmbysja e Realit është e krahasueshme me atë të legjendës së Kalit të Trojës, Kristiano është në bandën e Zidanit si Uliksi i ushtrisë greke.

BEJL 7 - I dobët për pjesën më të madhe të ndeshjes, por shkatërrimtar në fund: gol i anuluar në rrethana të dyshimta dhe asist në golin e fitores.(90´ VASKEZ pa notë).

Trajneri ZIDAN 7 - Mbrëmje ëndrrash për Zizunë. Fitore e merituar në "klasiken" e tij të parë i fshikulluar pas kritikave që i ishin derdhur lumë. Përmbysje ançelotiane 18- karatëshe: pret me inteligjencë Barcelonën në pjesën e parë (në të kundërt do të ishte goditur nga MSN) për ta asgjësuar armikun në finale falë një sulmi (edhe me 10 veta), të cilin vështirë ta harrojmë. Është një trajner i vërtetë pavarësisht gojëve të liga...