e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Alegri shfryn: Napoli ankohet? Shpresoj që të humbin në Udine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alegri shfryn: Napoli ankohet? Shpresoj që të humbin në Udine

Masimiliano Alegri i kënaqet fitores së radhës që regjistroi dje Juventusi, suksesi i 19-të në 20 ndeshjet e fundit.alegri Por trajneri i skuadrës bardhezi irritohet shumë kur pyetet për kolegun e tij, Mauricio Sarri, i cili vazhdon të ankohet për faktin që Napoli i tij luan mbrapa "Zonjës së Vjetër".

"Të fitosh nuk është asnjëherë e lehtë, sidomos kur skuadra mblidhet nga aktivitetet në kombëtare. Të fitosh 19 nga 20 ndeshjet e fundit është akoma më e vështirë, për më shumë kur je dyfish i lodhur edhe nga impenjimet në përfaqësuese. Por unë konfirmoj edhe një herë tjetër se kam një grup që di t'i mposhtë të gjitha këto probleme, lodhjen, dëmtimet e skualifikimet dhe arrin të fitojë përballë një Empoli shumë të organizuar në lojë.

Natyrisht që shpresonim ta mbyllnim sa më shpejt ndeshjen, por në fund e rëndë- sishme është marrja e tri pikëve, pas të cilave i afrohemi edhe më shumë titullit kampion. Sarri ankohet? Me sa di unë, të luash një ditë përpara kundërshtarit tënd direkt është në disfavorin tonë, sepse kemi pasur më pak kohë se Napoli për të karikuar forcat dhe për t'u stërvitur. Por nëse Sarri vazhdon dhe ankohet, është puna e tij, ndonëse këtë herë do ta them: shpresoj që ata të humbin në Udine".