e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Enrike: Mbetemi skuadra më e mirë, fund i vështirë, por do tia dalim

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Enrike: Mbetemi skuadra më e mirë, fund i vështirë, por do tia dalim

Luis Enrike nuk e bën dramë humbjen e "klasikes". Dakord, ai pranon se për moralin humbja e një dueli me Realin do të thotë shumë, por ishte një disfatë, e cila i mban 6 dhe 7 pikë larg rivalet e katalanasve në 7 javët e mbetura. luis enrikee"Ndodhi ajo që mund të ndodhte në çdo ndeshje futbolli. Askush nuk e parashikon dot kur do të humbasë dhe ne na rastisi në këtë ndeshje", tha trajneri i Barcelonës për fundin e rekordit të 39 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet pa u mundur.

"Tani duhet të përgatitemi për Champions-in, e cila do të jetë një ndeshje me shkallë vështirësie maksimale", vijoi katalanasi. Pavarësisht se kampionët e kishin në dorë fatin e ndeshjes, trajneri nuk pranon kurrsesi të vërë në dyshim impenjimin e tyre:

"Dhanë gjithçka. Por edhe tifozët si përherë ishin të jashtëzakonshëm. Fatkeqësisht, nuk i bëmë dot të lumtur të gjithë. Fundi që na pret do të jetë shumë i vështirë". 45-vjeçari mendon se Barça duhet të mësojë nga ky rezultat: "Edhe humbja të mëson se të gjithë titujt kanë vështirësinë e tyre për t'u fituar, aq më shumë kur luan ndaj një rivali që ka të njëjtat objektiva me ty. Futbolli është i ndërlikuar.

Pavarësisht se ne sulmuam, ata barazuan dhe bëmë 10-15 minuta të këqija gjatë të cilave humbëm kontrollin e ndeshjes. Unë nuk jam i kënaqur me rezultatin, sepse mendoj se mund të kishim fituar. Nuk dua të gjej as justifikime. Por kam besim tek ekipi im. Titullin do ta fitojë skuadra që ka treguar më shumë qëndrueshmëri dhe unë besoj se deri tani ajo ka qenë skuadra ime. Por duhet të vazhdojmë ta shfaqim vazhdimësinë deri në fund. Nuk ndiejmë dhimbje. Kjo ndeshje nuk ekziston më në kokën tonë".