Goli i Bejlit i rregullt, arbitri e fali Ramosin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një ndeshje e tillë mes Barcelonës dhe Realit prodhon gjithmonë debat dhe raste për t'u analizuar. I pari ishte ndërhyrja e Ramosit ndaj Mesit në limitet e zonës.
Sipas specialistëve të gjykimit, ndërhyrja është jashtë zone dhe duhej akorduar faull. Ramos në atë moment mund të merrte kartonin e dytë të verdhë.
Nëse Reali u favorizua në këtë moment, u penalizua më vonë kur iu anulua goli i Bejlit. Goli i uellsianit është i drejtë dhe nuk ka shkaktuar faull ndaj Zhordi Albës. Luis Suarez shpëton për mrekulli, sepse mund të ishte ndëshkuar me të kuq pas ndërhyrjes me bërryl ndaj Pepes.