Barcelona 1-2 Real Madrid/ Statistika
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
?? Kristiano Ronaldo ka arritur të shënojë në katër ndeshje, nga pesë të fundit kundër Barcelonës në të gjitha kompeticionet.
??Barcelona i thotë lamtumirë ecurisë pozitive në të gjitha kompeticionet. Katalanasit kishin koleksionuar 32 fitore dhe 7 barazime.
?? Serxho Ramos është lojtari që ka marrë më shumë kartonë të kuq që nga momenti kur ka nënshkruar për Realin. Plot 12 të tillë.
??Karim Benzema nuk i shënonte Barcelonës në "Kamp Nou" që nga janari i vitit 2012.
??Sulmuesi francez, Benzema, shënoi golin e 100- të për Realin në "Kamp Nou". Deri dje, "galaktikët" kishin shënuar 99 gola, ndërsa sot numërojnë 101 të tillë.
??Pike ka shënuar dy gola në një ndeshje "klasike" mes Realit dhe Barcelonës. Goli i parë prej tij u shënua në fitoren 2-6 të Barcelonës në "Bernabeu".
?? Zinedin Zidan është trajneri i parë që nuk humbet në sfidën e parë kundër Barcelonës që nga sezoni 2007-2008. Në atë kohë trajner ishte Shuster.