e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hyka fundos Vaduzin me gol, Meha hipotekon vendin e tretë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hyka fundos Vaduzin me gol, Meha hipotekon vendin e tretë

Ka qenë një javë pozitive për disa nga kuqezinjtë. hykaLegjionarët janë bërë protagonistë me ekipet e tyre. Disa duke shënuar, të tjerë duke qenë në fushë për ndeshje të fituara. Apo edhe futbollistë kuqezi që janë aktivizuar nga stoli, por, me gjithë përpjekjet dhe paraqitjen pozitive, nuk kanë arritur t'i japin fitoren ekipit të tyre.

Zvicër

Jahmir Hyka është bërë edhe një herë tjetër protagonist me skuadrën e tij. Luzerna ia ka dalë që të marrë një trepikësh të artë ndaj Vaduzit, ndërkohë që rezultati ka qenë i tillë që ka treguar edhe diferencat e ekipeve në fushën e lojës.

Mesfushori i Kombëtares ka shënuar një nga pesë golat e Luzernës në fitoren 5-1 përballë Vaduzit. Mesfushori kuqezi ka realizuar golin e pestë të takimit, që u ka dhënë fund realizimeve në këtë takim. Një gol që ka "fundosur" Vaduzin e Armando Sadikut. Me këtë triumf të arritur, ekipi i Hykës ngjitet në vend të katërt në kuotën e 33 pikëve, ndërkohë që Vaduzi mbyll klasifikimin me 21 pikë, tri më pak se Lugano e parafundit.

Turqi

Alban Meha dhe Koniaspori janë të pandalshëm. Një gol i Rangelov në minutën e 90-të të takimit ka mjaftuar që Koniaspori të marrë tri pikë të arta që e bëjnë të garantojë vendin e tretë në tabelën e renditjes.

Skuadra e mesfushorit shqiptar vijon të ruajë ecurinë pozitive të rezultateve, duke marrë fitore të njëpasnjëshme.Të tjerët Lokomotiva e Zagrebit ka fituar 0-3 ndaj Istrës, ku Grezda e Prenga kanë qenë titullarë. Peskara ka mundur 2-1 Komon, ndërkohë që Basha është ndëshkuar me të kuq në fund e Memushaj me karton të verdhë.

Kukeli gol për mbijetesën, Zyrihu lë pas fundin e tabelës

Burim Kukeli ka shënuar për herë të parë këtë sezon. Mesfushori i Zyrihut ka realizuar në triumfin "me poker" të skuadrës së tij përballë St.Gallenit. Një ndeshje e dominuar nga ekipi i shqiptarit dhe që vlente shumë sa i përket pozitës së të dyja skuadrave në raport me fundin e tabelës së klasifikimit. Zyrihu ka triumfuar katër me zero, ndërkohë që mesfushori i Kombëtares ka shënuar të dytin për ekipin e tij.

Në minutën e 36-të, Zyrihu ka nisur një aksion shumë të bukur, që në fund është konkretizuar nga shqiptari. Kerzhakov ka asistuar fillimisht për Buf që është treguar altruist dhe ka pasuar për Kukelin, i cili nuk ka gabuar dhe ka dyfishuar shifrat e takimit.

Një gol i rëndësishëm për mesfushorin që ka kaluar një periudhë të vështirë këtë sezon, pasi iu desh që të qëndronte jashtë fushave të lojës për disa muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë. Ai tashmë është rikthyer në fushë për Zyrihun dhe ishte gjithashtu pjesë e Kombëtares në dy takimet miqësore. Me këtë fitore, skuadra e shqiptarit i është larguar sërish Vaduzit të vendit të fundit, ndërkohë që ka arritur edhe kundërshtarin në këtë takim në tabelën e klasifikimit, pasi diferenca mes tyre është tashmë vetëm 2 pikë në garën për vendin e shtatë.

Donis Avdijaj 0-90´
Gol dhe dy asiste për lojtarin që ka zgjedhur Shqipërinë.
Eros Grezda 0-66´
Tjetër ndeshje si titullar, fitore për Europën.
Herdi Prenga 0-90´
Ndeshje pozitive e mbrojtësit të Kombëtares U-21.
Bekim Balaj 46´-90´
Përpjekje maksimale e shkodranit për të zhbllokuar, por pa sukses.
Odise Roshi 77´-90´
Mesfushori fierak i jep shpejtësi Rijekës, por s'mjafton.
Ledian Memushaj 0-90´
Skuadra e shqiptarit rikthehet e fitorja, kap "play off"-in.
Migjen Basha 0-90+3´
Lë fushën me karton të kuq, ekzagjerim i gjyqtarit.
Jahmir Hyka 0-77´
Tjetër gol për mesfushorin shqiptar, protagonist me Luzernën.
Burim Kukeli 0-90´
Shënon në "pokerin" e Zyrihut që i largohet fundit të tabelës.
Alban Meha 0-88´
Sërish pozitiv për skuadrën e tij që s'di të ndalet në Turqi.