e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zidan: Benzema është gati, shpresoj të qëndroj sa më gjatë në Madrid

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zidan: Benzema është gati, shpresoj të qëndroj sa më gjatë në Madrid

Zinedin Zidan i ka siguruar të gjithë se sulmuesi i Realit, Karim Benzema, është gati dhe shumë i përqendruar për ndeshjen e ardhshme. zidanePavarësisht lajmeve që qarkullojnë për implikimin e tij në trafikun e drogës, numri një i "galaktikëve" thotë se francezi është shumë i qetë.

Gjatë konferencës përpara ndeshjes me Sevijen, Zizu shprehu dëshirën për të qëndruar gjatë në drejtimin e madrilenëve, por foli edhe për grumbullimet e futbollistëve me kombëtaret e tyre.

Benzema

"Nuk mund të flas shumë për këtë çështje sepse është nën hetim. Dua të them se Benzema është shumë i qetë dhe i gatshëm për të luajtur. Kam folur me të dhe më ka thënë se është shumë i përqendruar. Pavarësisht një lajmi të tillë, ai po punon dhe nuk është shqetësuar aspak. Fizikisht po rikuperohet pak nga pak".

Sevija

"Është një rival shumë i fortë. Jemi përgatitur për një sfidë të nxehtë dhe kemi punuar shumë. Kjo javë ka qenë shumë e mirë për ne dhe shpresoj të mos zhgënjejmë".

Grumbullimet

"Nuk është vendimi im. Gjithçka e vendosin trajnerët e kombëtareve dhe unë nuk dua të ndërhyj në këtë çështje. Disa lojtarë duan të marrin pjesë në Europian dhe nuk mund t'i humbasin këto miqësore".

Kros

"Është një lojtar që mund të aktivizohet në disa role të mesfushës. Ai mund të luajë përpara mbrojtjes, pas sulmuesve, por edhe i spostuar në të majtë ose në të djathtë. Na jep shumë opsione në këtë repart".

E ardhmja

"Ndodhem në ekipin më të mirë në botë dhe nuk kam aspak presion. Bëj atë që është e duhura dhe kam pasur shumë fat gjatë kësaj kohe. Të jesh në skuadrën e Realit, është një mundësi e artë dhe nuk vjen shpesh. Shpresoj të qëndroj sa më gjatë në këtë skuadër".