e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fukui luan me gjilpërë, dy adoleshentë ndaj Kukësit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fukui luan me gjilpërë, dy adoleshentë ndaj Kukësit

Masato Fukui do të jetë në fushë kundër Kukësit. Japonezi, edhe pse nuk u stërvit me ngarkesa dje, pritet që të sakrifikojë sot. fukuiSulmuesi pritet që të bëjë një gjilpërë, për të lehtësuar dhimbjet në kavilje. Mungesa e organikës dhe sidomos ajo e Gilman Likës, kushtëzon stafin teknik që të fusë Fukuin, paçka se nuk është në gjendjen e tij optimale.

Vendimi i trajnerit Ilir Daja për të ulur në stol Dritan Smajlin dhe Ronald Gërçaliun, pritet që të shoqërohet me risi në 11-she. Si titullar pritet që ta nisin dy produkte të akademisë, konkretisht 19-vjeçari Majkëll Peçi dhe 18-vjeçari Fjoralb Deliaj.

I pari luan si mesfushor dhe në debutimin e tij si bardheblu gjeti edhe rrugën e rrjetës, ndërsa i dyti është qendërmbrojtës dhe minutat e para me kryeqytetasit i pati pikërisht në Shkodër, kur zuri vendin e Smajlit.

Nga sa është parë gjatë jav- ës, pritet që në mbrojtje të rreshtohet Kërçiiu-Deliaj-TeqjaHoxhallari, në mesin e fushës pikërisht i riu Peçi dhe Karabeci me Malajn.

Në sulm do të rikthehet Elis Bakaj, pasi ka paguar pjesën e mbetur të pezullimit të dhënë nga Disiplina, ndërsa në krahë Muzaka me Fukuin. Do të luhet me skemën 4-3-3, por ka gjasa qëtë ketë vetëm ndonjë lëvizje të brendshme në pozicione, por kjo do të saktësohet vetëm sot.

Zyrtarisht, bardheblutë do të kenë 4 mungesa të konfirmuara. Muça, Bulku, Karan të dëmtuar, ndërsa listës i është shtuar Lika i skualifikuar për shkak të kartonëve.